Komisioni Europian: Shqipëria ka përparuar në objektivat për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi, deklaroi sot se Shqipëria ka përparuar në objektivat për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe është bërë gati për konferencën e parë ndërqeveritare.

Komisioneri Várhelyi i bëri këto komente teksa paraqiti sot Paketën e Zgjerimit 2020 dhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Komisioni Europian pritet të hapë rrugën Shqipërisë për konferencës së parë të anëtarësimit, pasi, sipas raportit periodik të tij, ajo i ka plotësuar kushtet për këtë.

Shqipëria vlerësohet në Raportin e Komisionit Evropian se ka shënuar përparim të mirë në reformat kyçe.

Në raport thuhet se Shqipëria është mesatarisht e përgatitur me reformën e administratës publike, ku arritjet e prekshme, duhen fuqizuar më tej.

Edhe sistemi gjyqësor i Shqipërisë vlerësohet se është i përgatitur mesatarisht, ku ka vazhduar një reformë gjithëpërfshirëse dhe e plotë.

Institucionet e reja për vetëqeverisjen e gjyqësorit kanë ecur me proceset për të mbushur vendet e lira në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Sipas raportit, rivlerësimi i përkohshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si vettingu, ka përparuar në vazhdimësi, duke sjellë rezultate të prekshme, pasi u trajtuan mbi 286 dosje dhe 62% e tyre sollën dorëheqje dhe shkarkime për pasuri të pajustifikuara.

Komisioni Europian vlerësoi se korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz, por është bërë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe se Shqipëria ka një nivel të caktuar të përgatitjes në luftën kundër tij.

Autoritetet, thuhet në raport, forcuan kapacitetet operacionale, koordinuese dhe monitoruese në luftën kundër korrupsionit.

Megjithatë raporti shton se numri i hetimeve mbetet i lartë, por dënimet përfundimtare ndaj zyrtarëve të lartë mbeten të kufizuara deri sot.

Lexo edhe :  Sa minuta dhe internet shpenzojnë shqiptarët?

Komisioni Europian vlerërsoi Shqipëria ka një nivel mesatar të përgatitjes në luftën kundër krimit të organizuar dhe ka bërë përparim të mirë në forcimin e luftës kundër tij, falë bashkëpunimit me shtetet anëtare të BE-së.

Në raport thuhet se edhe këtë vit Shqipëria kundërshtoi prodhimin dhe trafikimin e kanabisit me një angazhim të fortë e të vazhdueshëm.

Por Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të rritur ndjekjet dhe dënimet penale, si dhe të luftojë pastrimin e parave dhe konfiskojë pasuritë e ardhura nga krimet dhe pasuri të tjera të pajustifikuara, thuhet në raport.

Lidhur me pronat Komisioni Europian kërkoi përparim të shpejtë në regjistrimin e pronave. Por shqetësimet në lidhje me të drejtat e pronës janë ngritur edhe nga qytetarë të pakicës greke në rajonin bregdetar jugor.

Një kapitull më vete Komisioni Europian i kushton edhe lirisë së shprehjes, ku theksohet se në dhjetorin e kaluar parlamenti miratoi një sërë ndryshimesh në ligjin e medias.

Ndryshimet vlerësohen se nuk janë në standardet dhe parimet ndërkombëtare të lirisë së medias dhe ngrenë shqetësime në lidhje me rritjen e censurës dhe vetëcensurës, dhe rreth pengesave të mundshme të lirisë së shprehjes në vend.

Komisioni shtoi se përfaqësuesit e shumicës qeverisëse premtuan për të ndjekur Opinionin e Komisionit të Venecias, dhe projektligji për mediat është duke u rishikuar.

Në raport ka edhe një pjesë kushtuar klimës politike dhe nevojës për dialog mes partive. Situata politike vlerësohet e tensionuar dhe nënvizohet nevoja për dialog dhe mirëkuptim./VOA

Të fundit

Vendosi ligjin ushtarak, përfundon afati për arrestimin e presidentit të Koresë së Jugut

Ndërkohë që sot përfundon afati për urdhër-arrestin e lëshuar për presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është...

Një test gjaku për të zbuluar 50 lloje kanceri

Quhet testi ‘Galleri’ dhe mund të bëjë revolucion në zbulimin e hershëm të kancerit. 140,000 vullnetarë britanikë kanë filluar të testojnë metodën Një test gjaku...

Paralelisht me Berishën, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

TIRANË - Këtë të hënë, teksa pritet që Sali Berisha të paraqitet para OPGJ-së në zbatim të masës Detyrim paraqitje, në ambjentet e SPAK është...

Menstruacionet, si t’ua tregojmë vajzave që ato të bëhen tabu

Të flasësh për menstruacionet është ende tabu. Por, për të parandaluar që vajzat (dhe madje edhe djemtë) të rriten të bindur se një atmosferë...

Berisha sot në SPAK, mbërrijnë protestuesit e parë para Prokurorisë së Posaçme

Kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK, pas vendimit të marrë nga Apeli i Posaçëm për vendosjen nën masën e...

Lajme të tjera

Web TV