Kosovë/ Bilanci i fundit: 34 raste të reja dhe 122 të shëruar nga covid-19

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bën me dije se ditën e fundit janë regjistruar 34 raste të reja me koronavirus ndërkohë që betejën me sëmundjen e kanë fituar 122 qytetarë.

Prej disa ditësh Kosova vijon të shënojë një trend në ulje të rasteve të reja me koronavirus në 24 orë.

Zemaj gjithashtu përshëndeti dhe vendimin e qeverisë së Kosovës për të lejuar qarkullimin e qytetarëve në kufirin mes dy vendeve pa pasur nevojë për testin PCR.

“Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miraruar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR. Këtë ma konfirmoj zv. Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike.

Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 34!”, shkruan Zemaj në Facebook.

Test PCR mund të kthehen nëse vërejm se ka rritjet të rasteve të infeksionit.