Lleshaj i gjen vendin policëve që i kap reforma: Do t’i dërgojmë të punojnë roje në shkolla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar sot se policët që dalin pa punë nga reforma në Policinë e Shtetit, do t’i dërgojnë të punojnë roje në shkolla.

Kemi shumë punonjës që janë të vjetër në moshë dhe shërbejnë në ruajtjen e objekteve. E dimë se kemi pasur incidente në shkolla. Ndaj ata do të kalojnë në ruajtjen e këtyre objekteve”, tha Lleshaj në komision.

Në projektligjin e ri i cili ka kaluar në Komisionin e Ligjeve është vendosur krijimi i Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar.

Në këtë draft parashikohet një reformë e thellë në Policinë e Shtetit, ku një pjesë e madhe oficerëve dhe policëve sipër moshës 55 vjeç dalin në reformë për t’u zëvendësuar me të rinj.

Në radhët e policisë do të ketë edhe kritere të rrepta të normave fizike të formës trupore. Për këto policë, dikur doli edhe një dokument policie që i quajti “policë barkderrë”./Jo.Be/Fjala.al

 

Të fundit

“Po punon me njerëz të dyshimtë në Shqipëri”, LaCivita sulmohet nga njerëzit afër Trump

Evi Kokalari ka publikuar në rrjetet sociale një debat të ashpër mes Chris LaCivita, këshilltari i punësuar nga Sali...

Kush përfiton nga marrëveshja e pensioneve me Italinë?

Senati italian ka miratuar me 129 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë, duke e bërë atë më në...

‘Edhe 2 muaj për tu ndarë me narkoshtetin’/ Meta nga qelia: PD do sjell fitore

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga qelia ka deklaruar ditën e sotme se koalicioni me PD dhe aleatë e tjerë do të...

“Humba ndjenjat dhe…”, çfarë i ndodhi G-Banit gjatë fluturimit për në Londër?

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G-Bani, ka ndarë një përvojë të vështirë gjatë fluturimit të tij drejt Londrës, pasi mori lajmin se babai...

Ratifikimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë, reagon Rama: Ia dolëm!

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një arritje miratimin e marrëveshjes në Senatin italian, e cila garanton përfitimin e pensioneve për emigrantët shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV