Manastirliu tregon skenarët: Mund të rriten rastet e të reja me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Me hapjen e ambienteve të mbyllura ekziston risku i shtimit të rasteve të reja me Covid,” deklaroi sot Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Ka një prirje të rritjes së numrit të rasteve sepse ambientet mbyllura, ato kanë efekt në përhapjen e virusit. Duhet të respektojmë rregullat”, kështu ka deklaruar ministrja në Komisionin e Shëndetësisë.
Më tej Manastirliu shtoi se me rritjen e rasteve do të shtohen edhe kapacitetet në spitale, ndërsa theksoi se në qershor janë kryer 24 mijë testime e në muajt në vijim rritja do të vijojë.

“Në skenarët tanë kemi një shtim të kapacitetit të shtretërve në rast të rritjes së numrit të pacientëve. Në skenarin e tretë shtohen edhe spitalet e Gjirokastrës dhe të Dibrës.

Rritja e kapaciteteve në këto spitale është e plotë. Sa i përket stafeve për spitalet e dedikuara Covid janë shtuar mjekë, jo vetëm për të ndihmuar dhe asistuar personelin por edhe në rast të hapjes së një spitali tjetër të kemi personel të gatshëm. Trajnim i ekipeve mjekësore edhe te spitalet rajonale është realizuar.

Puna nuk ka ndalur edhe në fuqizimin me aparatura të strukturave tona.

Sa i përket vaksinës, që të gjithë shpresojmë të dalë. Fokusi kryesor është aksesi në vaksinë të sigurt. Jemi të vëmendshëm në opsionet që ka. Në momentin që do të sigurohemi se vaksina është e sigurt dhe efektive, ne jemi bërë pjesë e Këshillit të Ministrave

Kemi rritur nga muaji qershor, në 24 mijë testime të realizuara gjatë muajit tetor dhe do të vijojmë me rritjen e testimeve.Jemi të gatshëm të vijojmë rritjen e grupeve nëse do të ketë rritje të rasteve”, shtoi ajo.

Lexo edhe :  “Shqipëria në BE”/ Marta Kos: Objektivi, mbyllja e negociatave deri në 2027

La.MI/Fjala.al

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV