Ndryshimet në Kod Zgjedhor/ Vasili: 5 qershori u shkel dhunshëm dhe faktet flasin ulërasin

Pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Vasili është shprehur se me votimin e djeshëm për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është shkelur marrëveshja e 5 qershorit.

Vasili publikon edhe faktet, që sipas tij tregojnë se si u zhbënë nenet 67 dhe 164 të Kodit Zgjedhor, që u miratuan me konsensus më 5 qershor.

STATUSI I PLOTE

5 qershori u shkel, ja Faktet!!

5 qershori u shkel dhunshem dhe faktet flasin ulerasin.

Cdo alibi per Edi Ramen, qe shkeli 5 qershorin eshte kunder popullit shqiptar.

Nenet qe u ndryshuan ne 5 qershor dhe u miratuan ne 23 korrik u asgjesuan vetem pas nje jave ne 30 korrik.

Vetem nje mashtrues si Edi Rama mund ta mohoje kete, por faktet serish ulerasin.

Alibite per mashtruesin jane faj i rende.

Ja se si u ndryshuan me konsensus ne 5 qershor nenet 67 dhe 164 te Kodit Zgjedhor, qe u zhbene dje. /Ra.My.Fjala.al/