Kodi Zgjedhor/ PD akuza qeverisë: Asnjë ndryshim në Kod për rekomandimet e ODHIR

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë ndryshimin në Kodin Zgjedhor para se të shkojnë në zgjedhjet e përgjithshme. Sipas tyre Reforma Zgjedhore nuk ka funksionuar dhe që prej 2013 nuk është bërë asnjë ndryshim lidhur me rekomandimet e ODHIR. Partitë e vogla kërkojnë vëmendje për kërkesat e tyre

Opozita është më e predispozuar për të pranuar kërkesat e partive të vogla në dryshimin e Kodit Zgjedhor, ndërsa pozita edhe për shkak të sigurisë së forcave të kartonit tregohet më “arrogante” ndaj partive të vola. Disa prej tyre deputetëve të Partisë Demokratike pranuan nevojën e një reformë të thellë, por që duhet të bëhet nga Parlamenti dhe jo me mekanizma të tjerë, si referendumi i kërkuar nga propozuesit. Duke pranuar se Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk e ka përmbushur detyrën, deklarojnë se mbështesin çdo alternativë që bëhet për të përmirësuar sistemin dhe forcon garën. “Sot ka një nevojë imediate për ta ndryshuar sistemin zgjedhor, mënyrën se si promovohesh, si përfshihesh në politikë, mënyrën se si zgjidhesh për të vendosur mekanizma më të fortë kontrolli. Ne që nga 2013 nuk kemi bërë asnjë ndryshim që lidhet me rekomandimet e OSBE, nuk ka funksionuar Komisioni i Reformës Zgjedhore”, tha Tabaku. Ndërsa për Dhurata Çupin ky sistem zgjedhor dëmton qytetarët. “Unë mbështes çdo kërkesë që e përmirëson sistemin zgjedhor. Kemi një sistem që e vuajnë qytetarët shqiptarë. Ne kemi një sistem sot, qoftë edhe standardi i zgjedhjeve që e kompromenton shumë çështjen e votimit në Shqipëri. Një reformë e thellë zgjedhore duhet, unë jam dakord, jam bashkëpunuese të gjithë kontributin tim do e vë në dispozicion”, tha u shpreh Dhurata Çupi. Edhe për sa i përket debatit të hapur së fundmi për rritjen e kompetencave të presidentit, përmes ndryshimeve kushtetuese, ligjvënësit e Partisë Demokratike të paktën në parim shprehen dakord. Me dëshirën e një balancimi të pushteteve, detajet e këtyre ndryshimeve, ndajnë qëndrimin përfundimtar pro apo kundër. “Kam dëgjuar vetëm diskutime mediatike, por mendoj se duhet të ketë një kontroll dhe një balancë pushtetesh. Kemi një ekzekutiv që është i gjithëpushtetshëm, kemi një pushtet lokal që përsëri është nga e njëjta forcë politike dhe nuk kemi asnjë kontroll dhe asnjë balancë. Parlamentin ju e ndiqni dhe në pjesën më të madhe e ka humbur vlerën. Gjykata Kushtetuese nuk e ushtron kontrollin që duhet dhe besoj që forcimi i rolit të Presidentit mund të ndikojë për ta përmirësuar këtë situatë”, tha Tabaku. “Normalisht presidenti është zhveshur nga kompetencat, por pavarësisht kompetencave kur zgjidhet nga mazhoranca ai do jetë më shumë në funksion të mazhorancës”, tha Mziu. “Nuk mund të them për momentin, duhet të shoh çfarë sugjerohet, çfarë alternative do ofrohet, kush e merr iniciativën. Në kuptimin e bashkëpunimit dhe dhe të diskutimeve, unë për çdo iniciativë jam bashkëpunuese. Nuk mund të them sot, çfarë do bëj unë dhe çfarë do firmos dhe çfarë do votojë”, tha Çupi. Partitë e vogla javën e shkuar kanë prezantuar një paketë me ndryshime të Kodit Zgjedhor që prek jo vetëm sistemin zgjedhor, por edhe formulën e ndarjes së mandateve, që sipas tyre do të hapte garën. Propozuesit nuk dëshirojnë që gjithçka të vendoset nga forcat e mëdha në Parlament, por nga qytetarët përmes referendumit.

Lexo edhe :  Konkurrentja e Ferma VIP është ‘nusja’ e Valbona Selimllarit

Debate tek ligjet, PD-PS përplasen për Arben Ahmetajn dhe Rrahman Rrajën

Diskutimet për projektligjet për lustracionin mbetën në plan të dytë. Deputetët e opozitës dhe maxhorancës këtë të hënë fokusin e kishin tek zhvillimet e fundit, ku SPAK kërkon arrestimin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetajt dhe familjarët e deputetit Rrahman Rraja janë në kërkim për dhunën makabre të ushtruar ndaj dy personave. Mjaftoi vetëm një pyetje e socialistit Toni Gogu për të ndezur diskutimet dhe akuzat mes deputetëve. “Pse ndryshuat qëndrim ju apo e kuptuat që nuk mund të merrnit më shumë vota se një ish-sekretar partie dhe se një i dyshuar për spiun”, tha Gogu. “Këto diversionet që bën ti, janë fiks si të Sigurimit të Shtetit”, deklaroi Oerd Bylykbashi. “Me çfarë morali flet t’i që je kolegu i Rrahman Rrajës që e di gjithë bota se çfarë bënë. Që je kolegu i Ahmetajt”, u shpreh Alibeaj. Edhe pse demokrati Aliebaj kërkoi një distancim të socialistëve nga dy rastet e fundit, Gogu mori në mbrojtje kolegun e tij të dorëhequr pak ditë më parë. “Unë besoj se ka vendosur se ka vendosur një standard që ne të dy si prind, duhet ta vëzhgojmë dhe ta respektojmë. Për sa i përket Ahmetajt, ky është një standard i vjetër me ligjin. Ne të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, tha ai. Gogu akuzoi kundërshtarët politikë se ata nuk bashkëpunojnë me drejtësinë kur thirren prej saj, por një përgjigje për këtë mori nga Gazment Bardhi. “Ne shkojmë në prokurori, por si kallëzues dhe nga kallëzimet që kemi bërë ne është krijuar një grup parlamentar në burg”, u shpreh Gazment Bardhi. Pas akuzave të opozitës, debatet vijuan me tone të larta dhe detyruan kryetaren e komisionit të ndërpriste përkohësisht mbledhjen.

Presidenti dekreton Ballën në krye të ministrisë së Brendshme

Mbërriti dje në presidencë kërkesa e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme. “Referuar interesit tuaj mbi ardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës të propozimit për emërimin e z. Taulant Balla Ministër i Brendshëm, ju informoj që ky propozim sapo ka mbërritur”, thuhet në reagimin e presidencës. Menjeherë më pas kreu i shtetit bëri dekretimin e ministrit të ri. Tashmë pas betimit në presidencë Balla do të marrë zyrtarisht drejtimin e ministrisë. Partia Socialiste zhvilloi ambientet e selisë së Kuvendit, një mbledhje të grupit parlamentar, e cila me sa duket do të drejtohet për herë të fundit nga Taulant Balla, i cili pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Dy nga emrat potencialë, të cilët mund të zëvendësojnë Taulant Ballën si drejtues grupi janë Ermonela Felaj dhe deputeti Toni Gogu.

Të fundit

Sulmet nga qeveria dhe partitë politike, gazetarët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Gazetarët kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë ditën e nesërme një protestë paqësore përpara Kuvendit. Në njoftimin e shpërndarë, në...

Të rikthehen kujtime nga një aromë e caktuar? Ja pse ndodh

Sapo ndjen një aromë të caktuar të rikthehen kujtime? Është një përvojë universale dhe në fakt, është e vërtetë: Kujtimet zgjohen nga aromat. Për...

Ekspertët: Mamografia të fillojë në moshën 40 vjeçare

Ekspertët në Shtetet e Bashkuara rekomandojnë që gratë të kontrollohen një herë në dy vjet për kancerin e gjirit, duke filluar nga mosha 40...

Justin Bieber shqetëson fansat, shfaqet i përlotur

Ylli 30-vjeçar i popit Justin Bieber u shfaq në mediat sociale me një sërë fotografish, duke filluar nga pamja e tij befasuese në Coachella...

Hyn në fuqi ndalimi i aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni në Florida

Më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të SHBA-së që ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni – kur...

Lajme të tjera

Web TV