Vjen duke u ulur numri i amerikanëve që duan të marrin vaksinën anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se nëse një numër i konsiderueshëm njerëzish zgjedhin të mos marrin vaksinën anti Covid-19, kjo mund të mbajë SHBA.

Nëse një vaksinë anti Covid-19 do të ishte në dispozicion gjerësisht me një kosto të ulët, 51% e të anketuarve në sondazh thanë se do të vaksinoheshin, 45% thanë se nuk do ta provonin dhe 4% nuk kishin asnjë mendim.

Këto përgjigje erdhën nga sondazhi i javës së kaluar, nga data 1 dhe 4 tetor, midis një kampioni kombëtar të rastësishëm prej 1,205 të rriturish,

Vetëm afro gjysma e amerikanëve do ta merrnin vaksinën Covid-19, sapo ajo të jetë në dispozicion, sipas një sondazhi të ri të CNN.

Përqindja e të anketuarve që do të vaksinohen, ka rënë krahasuar me rezultatet në sondazhet e CNN nga muajt e mëparshëm. Në maj, 66% thanë se do ta merrnin vaksinën, ndërsa në gusht, 56%.

Ndërkohë, përqindja e të anketuarve që nuk do të bënin vaksinën, është rritur lehtë krahasuar me muajt e mëparshëm, ishte 33% në maj dhe 40% në gusht.

Hezitimi i shumë njerëzve për të marrë vaksinën anti koronavirus kur të vihet në dispozicion është një çështje që duhet të adresohet urgjentisht, tha Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit Dr. Francis Collins në shtator.

“Unë nuk dua që pas një viti të jemi duke zhvilluar një bisedë se si kemi në duar zgjidhjen e pandemisë më të keqe prej më shumë se 100 vjetësh, por nuk jemi në gjendje t’i bindim njerëzit që të marrin vaksinën për të, “tha Collins.

Duhet të kuptojmë që nëse nuk vaksinohen mjaftueshëm njerëz, një vaksinë nuk do të ndihmojë në uljen e përhapjes së virusit, tha Dr. Anthony Fauci, për Wall Street Journal në shtator. Ru. Do/ Fjala.al

Lexo edhe :  Balla me sipërmarrësit shqiptarë në SHBA/ "Suksesin në Amerikë duan ta sjellin në atdhe"

 

 

Të fundit

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të...

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato...

Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret...

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk kishte ndodhur, më 26 korrik...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

Lajme të tjera

Web TV