Komisioneri Varhelyi mesazh shqiptarëve nga parlamenti: Do punojmë fort që të jeni shtet anëtar i BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi është duke mbajtur fjalimin e tij në Parlament.

Ai u është drejtuar shqiptarëve me një mesazh nga foltorja e parlamentit menjëherë pas mbërritjes në Tiranë, për një vizitë zyrtare pas prezantimit të Progres-Raportit.

Varhelyi premtoi se Komisioni Europian do qëndrojë pranë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do punojë fort që vendet e rajonit të jenë shtete anëtare të BE

“Më vutë në një pozitë të vështirë së pari sepse më dhatë një vend ku besoj se duhet të ulen monarkët dhe unë nuk jam i tillë. Është nder. Dëshiroj që të përçoj një mesazh të qartë që do ta sjellim këto ditë në Ballkanin Perëndimor. Ne do ju qëndrojmë pranë, jemi me ju e do jemi me ju, do punojmë fort që të jeni shtete anëtare të BE. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për këtë komision. Që prej ditës së parë që filluam punë kemi qenë të angazhuar për të sjellë rezultatet. E ardhmja e gjithë rajonit është në BE dhe interesi jonë strategjik t’ju sjellim më afër. Sa i përket dy objektivave të para ne kemi marrë disa masa të rëndësishme”, tha Varhelyi.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV