Ky është Naim Kasa, biznesmeni në fushën e hidrokarbureve i arrestuar nga “Akciza”

Mashtrimi me faturat në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore ka prekur një kompani amerikane që lidhet me puset e naftës.

‘Fjala.al’ ka zbardhur më herët edhe skemën e mashtrimit se si zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në bashkëpunim me dy biznesmen i shkaktuan shtetit një dëm prej 1.5 mln dollarë.

Në pranga kanë rënë edhe Naim Kasa, biznesmeni në fushën e hidrokarbureve.

Gjithashtu janë arrestuar edhe punonjësit Arben Doda, Simon Marku, Qano Hoxhaj, Denis Durrsi, teksa është lënë në arrest shtëpie Rezarta Sulejmani.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim biznesmeni i hidrokarbureve Isuf Berber, aksioner edhe i kompanisë Fufarma’, si edhe Klodian Gradeci, ish-drejtori OST-së në Tiranë, tashmë mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve AKBN-së.

Gradeci, në Janar 2019 ka dhënë dorëheqjen nga posti Drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, pas skandalit me firmën “DH Albania”, ku i kishte dhënë kësaj kompanie një tender me vlerë 18 milion euro.

Të arrestuarit dhe rolet e tyre

Arben Doda, inspektor Tatimesh, nën akuzë për mos kryerje të detyrës

Simon Marku, inspektor i Tatimeve, nën akuzë për mos kryerje të detyrës

Qano Hoxhaj, inspektor i AKBN-së, nën akuzë për shpërdorim detyre

Denis Durrsi, drejtor i Ekonomisë në AKBN, nën akuzë për shpërdorim detyre

Naik Kasa, biznesmen në fushën e hidrokarbureve

Në kërkim

Biznesmeni Isuf Berber, aksioner i kompanisë Fufarma’

Klodian Gradeci,  ish-drejtori OST-së në Tiranë, tashmë mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve AKBN-së

Në arrest shtëpie

Rezarta Sulejmani./Bl.Ba/Fjala.al