Në 2023 rëndohen taksat/ Ja çfarë pritet të ndodhë vit pas viti me akcizën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barra fiskale mbi qytetarët do të jetë edhe më e rëndë në vitin 2023. Kjo për shkak të një ligji miratuar nga Parlamenti dhe që ishte pjesë e Paketës Fiskale 2022, ku përcaktohet qartë se çdo vit akciza do të indeksohet me inflacionin.

Në relacion shkruhet se duke patur parasysh se inflacioni në 10 vitet e fundit është rritur mesatarisht 1.5% – 2.2%, me këtë përqindje parashikohet të rriten edhe nivelet e akcizave të mallrave. Por, inflacioni arriti në 6,5% këtë vit dhe akciza do të rëndojë më shumë mbi qytetarët. Për ekspertët kjo është një taksë shtesë që i shtohet asaj të inflacionit, me naftën dhe produktet e tjera që do rriten nga 20 – 30 lekë

“Së pari duhet vënë në pikëpyetje ekzistenca e Bordeve që ka ngirë tregun dhe ka ngritur premisa për çmime monopol. Së dyti duhen parë kompozimi i taksave që përfaqësojnë mallrat e akcizës në mënyrë që të kenë shfryrjen e duhur që të reflektojnë shfryrjen e taksës së inflacionit.

Në kushtet kur tashmë kriza energjetike nuk është se ka kaluar por ka një stabilizim me çmime më të rritura se përpara, duhen kompozuar në raport me tërësinë e barrës fiskale. Pra, nëse kemi një barrë fiskale më të shtuar atëherë kjo që merret nëpërmjet karburanteve duhet ulur në elementë të tjera të konsumit.

Të ardhurat që merren shtesë nuk shkojnë në destinacionin e duhur. Në fakt nuk ndodh ashtu sepse buxheti ka vendosur prioritet e veta dhe pjesa më e madhe shkon për projektet e infrastrukturës dhe më pak për pjesën sociale.”- shprehet eksperti Eduart Gjokutaj.

Në 2022 Buxheti i shtetit mblodhi 56,4 miliardë lekë nga akciza, ndërsa në relacionin e buxhetit 2023, qeveria pritet të mbledhë 4 miliardë lekë ose 7,3% më shumë. Si faktorë për këtë rritje Ministria arsyeton se do jenë rritja e fortë e importit të karburanteve, por kjo duket e pabazuar në kushtet kur këtë vit, karburantet shënuan rënie në sasi me 100 mijë ton. Këto para shtesë nga akciza kryesisht do merren nga unifikimi i akcizës për gazin, birrën si dhe indeksimin e fortë me inflacionin.

Lexo edhe :  Barra e sëmundjeve pas pandemisë/ Rritet me 35% importi i produkteve farmaceutike

 

Të fundit

Manchester City “shkrin” Liverpoolin në Etihad dhe vijon ndjekjen ndaj Arsenalit

Manchester City përmbys dhe bën “poker” ndaj Liverpool, duke ndezur festën në “Etihad Stadium”. Ishte ekipi i Jurgen Klopp ai...

“Dikur u cilësua ‘George Washington’ i Kosovës”/ Rama akuza Hagës për gjyqin ndaj Thaçit

Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje ish Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili del të hënën në gjyq për akuzat...

Tragjike/ Ish-mjeku vret gruan dhe dy fëmijët, më pas i jep fund dhe jetës së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një ish-mjek italian ka vrarë gruan, dy fëmijët dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ndodhi...

Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare bashkëshortja e legjendës Selman Stërmasi

Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare bashkëshortja e legjendës së futbollit shqiptar Selman Stërmasi, Nezihat Stërmasi. Nezihat ishte një nga mbështetëset më të mëdha të...

Sot 1 Prilli! Ironia e Bledi Manes: Gëzuar ditëlindjen Olta dhe Luiz…

Bled Mane sapo bëri atë që di të bëj më mirë, sërish. Gazetari ka bërë një postim në rrjetet sociale ku me rastin e...

Lajme të tjera

Web TV