Operacion ndërkombëtar antidroge Shqipëri-Itali, arrestohen 9 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finalizohet një operacion ndërkombëtar antidrogë, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, në bashkëpunim me autoritetet italiane, i cili u zhvillua njëkohësisht në vendin tonë dhe në Itali.

“Ricavo”, u kodua operacioni gjatë të cilit u ekzekutuan 9 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria e Arezzo-s në Itali.

Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë e Arezzo-s dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali 8 persona, shtetas italianë, ndërsa në vendin tonë, u arrestua nga policia e Vlorës, me qellim ekstradimin drejt Italisë, R. B., 26 vjeç.

Operacioni “Ricavo”, i iniciuar nga strukturat e Karabinierëve të San Gionavvi Valdarno dhe Prokuroria në Arezzo, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.

Aktualisht vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Operacioni u kurorëzua në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana, policisë Vlorë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Ambasadën Italiane misioni Interforza./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zyrtare: Carlo Ancelotti merr drejtimin e kombëtares më elektrizuese në botë!

Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Brazilit. Trajneri aktual i Real Madridit do të marrë...

Serbi-Shqipëri, më në fund FSHF tregon se si do të shiten biletat! Do ketë short…

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit njofton se...

Evi Kokalari sulmon Berishën: S’të vodhi Rama, humbe se vodhe vetë demokratët

Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për humbjen në zgjedhjet e fundit. Përmes një reagimi në facebook, Kokalari shkruan se faji për humbjen...

Dy lojtarë gjermanë me një agjent, Bayern bëhet gati për dy firma të reja

Leroy Sané dhe Jonathan Tah kanë një gjë të përbashkët, agjentin. Ai quhet Pini Zahavi dhe është ndër emrat më të njohur në treg. Ka...

Amber Heard bëhet nënë për herë të dytë, ja emrat e veçantë të dy binjakëve të saj

Aktorja e famshme Amber Heard ka befasuar ndjekësit e saj në Ditën e Nënës me një lajm të ëmbël: ajo ka mirëpritur binjakë, një...

Lajme të tjera

Web TV