Paketa e zgjerimit nga KE/ Bushati: Pse duhet të punojmë bashkë për përmbushjen e këtij objektivi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, reagon për paketën e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor të prezantuar nga Komisioni Evropian. Sipas Bushatit, kjo paketë është e veçantë, pasi ka të bëjë me planin e mbështetjes ekonomike dhe investimeve.

Mes të tjerash, ish-ministri thekson se ky vit është i veçantë për Shqipërinë, pasi pas pak javësh ne do të përkujtojmë 30 vjetorin e Lëvizjes Studentore që solli ndryshimin epokal nën moton ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’.

Mesazhi i plotë i Bushatit:

Si çdo vit, Komisioni Europian prezantoi paketën e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Veçantia kësaj radhe qëndron tek Plani i mbështetjes ekonomike dhe investimeve, që shoqëroi paketën e zgjerimit. Zbatimi i këtij plani do të reduktojë hendekun ekonomik dhe zhvillimor mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së.

Krijimi i një tregu të përbashkët e të integruar, që funksionon në bazë të rregullave dhe lirive të BE-së do të sjellë përfitime të konsiderueshme për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pa zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe investim në kapitalin njerëzor nuk ka shtet të së drejtës dhe pa shtet të së drejtës nuk ka zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Ndaj, kjo paketë duhet të konsiderohet edhe si shtysë për kryerjen e reformave të domosdoshme për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme që bazohet në dije.

Për ne, nuk ka asnjë alternativë përkundrejt rrugës sfiduese të anëtarësimit në Bashkimin Europian, që siguron mirëqënie për qytetarët. Rrugë, e cila kërkon pronësi mbi reformat, vizion shtetkonsolidues dhe përgjegjësi politike.

Komisioni Europian vlerësoi gjithashtu reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe identifikoi sfidat për t’u adresuar me qëllim zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Lexo edhe :  Si talentet po na i merr Gjermania/ 3.5 mijë karta blu për punonjësit shqiptarë në 5 vite

Ndonëse zyrtarizimi i bisedimeve për anëtarësim mbart një simbolikë të veçantë, qytetarët e zakonshëm të këtij vendi nuk ‘ushqehen’ me hapje e mbyllje kapitujsh. Për ta rëndësi ka perspektiva zhvillimore e vendit, cilësia e jetës, mbrojtja e promovimi i vlerave europaine, të cilat, lidhen drejtpërdrejt me progresin drejt BE-së. Sa më shumë ta çmitizojmë këtë proces e sa më shumë ta lidhim me jetën e qytetarëve aq më rezultativ do të jetë presioni i opinionit publik për ndërmarrjen e reformave që sigurojnë cilësi dhe shpejtësi në këtë proces.

Ky vit është i veçantë për Shqipërinë. Pas pak javësh ne do të përkujtojmë 30 vjetorin e Lëvizjes Studentore që solli ndryshimin epokal nën moton ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Nuk ka vepër më fisnike për të nderuar brezat që sakrifikuan për lirinë, nuk ka investim më të sigurtë për gjeneratën e re, sesa puna e përbashkët për përmbushjen e këtij objektivi kombëtar. ????/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“70 mijë vende pune”, Blendi Gonxhe jep lajmin e mirë nga Berlini

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit,...

“Unë jam Zoti, ISIS ka dalë nga qelia”, dënohen bosët e mafies shqiptare! 15 vite…

Dy bandat shqiptare të drejtuara nga Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj janë dënuar përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit në Itali, duke i dhënë fund...

Gjermania kufizon ligjin për bashkimet familjare, a e pësojnë shqiptarët?

Pas Greqisë e cila ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit, edhe Gjermania ka prezantuar një projekt...

Trump: Për dy javë kuptojmë nëse Putini po tallet me ne

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, duke u zotuar...

“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në...

Lajme të tjera

Web TV