Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Peticioni/“Moda e re në burgje”, greva e urisë, shkarkohet drejtori e Peqinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tri institucione të vuajtjes së dënimit në vend janë futur në kaos, sepse të dënuarit prej një jave refuzojnë ushqimin me pretendimin se u janë shkelur të drejtat. Të burgosurit e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, ata të Shënkollit dhe të Reçit, i kanë dërguar disa kërkesa Ministrisë së Drejtësisë, ku përveç takimit me familjarët kërkojnë edhe amnisti, madje edhe të dënurit për jetë kërkojnë konvertimin me 20 vite heqje lirie. Ministria e Drejtësisë ka pranuar një nga kërkesat e të dënuarve: shkarkimin e drejtorit të burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta.

Nga Elvis Myrta

Protesta disaditore e të dënuarve në burgun e Peqinit dhe keqmenaxhimi i situatës në këtë institucion ka sjellë shkarkimin nga detyra të drejtorit të burgut të sigurisë së lartë, Bukurosh Malluta. Prej gati dy javësh, disa të dënuar në burgun e Peqinit kanë refuzuar prej disa ditësh ushqimin, për shkak të masave të forta të vendosura gjatë kohës së pandemisë. Prej më shumë se 6 muajsh të burgosurve nuk u lejohen takimet me familjarët ose futja e ushqimeve nga jashtë. Të dënuarit që vuajnë dënimet e dhëna nga gjykatat pretendojnë se me marrjen e këtyre masave u janë shkelur të drejtat dhe për këtë arsye ata kanë nënshkruar një peticion, ku mes të tjerash kërkojnë amnisti të përgjithshme, përcaktim me vite të dënimit të përjetshëm me 20 vite, aplikimin e lirimit pas 3/5 të dënimit, si edhe largimin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve. Duket se kjo protestë ka sjellë dhe reagimin e parë dhe ai është shkarkimi i drejtorit të burgut Peqin, Bukurosh Malluta. E njëjta situatë kaotike është edhe në burgun e Reçit, ku rreth 100 të burgosur kanë hyrë në grevë urie dhe kanë refuzuar ushqimin. Shkak është moslejimi i vizitave të familjarëve që nga fillimi i pandemisë, si dhe mosdhënia e lejeve për të shkuar në banesat e tyre.

Si nisi greva në burgun e Peqinit

Disa ditë më parë të dënuarit e burgut të sigurisë së lartë në Peqin nisën një grevë urie duke refuzuar ushqimin, për shkak të rregullave të reja të vendosura në këtë institucion. Gazeta “Fjala” ka mësuar se janë rreth 150 të burgosur që kanë hyrë në grevë urie, të cilët kërkojnë amnisti të përgjithshme, leje për takim me familjarët, si dhe leje për takime speciale. Të parët që nisën revoltën në këtë institucion të vuajtjes së dënimit ishin Arbjon Aliko dhe Genci Balla. Të dy këta të dënuar kanë refuzuar të ushqehen, si pasojë e aplikimit të regjimit “41-bis”. Rreth dy muaj më parë, si Aliko, ashtu dhe Balla ishin ndër të parët që u izoluan në qeli të veçanta në burgun e Peqinit, për të aplikuar regjimin e ri. Aliko dhe Balla mbahen secili në qeli të veçuara, në sektorin e ngritur enkas për vuajtjen e dënimit nga të dënuarit “VIP”, për shkak të krimeve të rënda që kanë kryer dhe dënimeve të rënda që kanë marrë nga gjykatat.

Aliko dhe Balla grevën e urisë e nisën rreth dy javë më parë. Kjo nismë e tyre u mbështet edhe nga të burgosurit e tjerë. Numri i atyre që refuzonin të merrnin ushqim u rrit dita-ditës, ndërsa dje, kur edhe u shkarkua drejtori i burgut, mësohet se janë më shumë se 150 të burgosur që refuzojnë ushqimin. Arbjon Aliko ka qenë pjesë e grupit të Lazaratit që qëlloi me armë ndaj policisë gjatë një aksioni antikanabis më 2015. Në atë kohë, gjatë shkëmbimit të zjarrit, humbi jetën edhe efektivi i forcave speciale të RENEA-s, Ibrahim Basha. Ai u fut në regjimin e posaçëm së bashku me Genci Ballën, i dënuar nga drejtësia shqiptare për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste, i njohur si ‘Imami’, i vetëshpallur si imami i “Unazës së Re”.

Për shkak se ata ishin të izoluar, të burgosurit e tjerë nuk ishin në dijeni për nismën që kishin marrë këta të dënuar. Përkeqësimi i gjendjes së tyre shëndetësore nga mosushqyerja dhe shtrimi i tyre në spital, një javë më parë, zbuloi nismën e tyre, e cila më pas u mbështet edhe nga të burgosurit e tjerë. I pari që u “dorëzua”, ishte Genc Balla, i cili rreth një javë më parë u dërgua në spitalin e burgut, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua si pasojë e mokonsumimit të ushqimit. Pas tij, në spital u dërgua edhe Arbjon Aliko. Ky i fundit ishte në gjëndje më të rëndë, pasi pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e burgut të Peqinit, u dërgua në Elbasan për të marrë ndihmë më të specializuar. Aktualisht gjendja e tyre është e stabilizuar dhe u janë kthyer qelive, por në të njëjtën kohë edhe grevës, pasi nuk heqin dorë nga revolta që kanë nisur prej më shumë se dy javësh.

Lexo edhe :  Betohet nesër Kryepolici i ri, vjen reagimi i parë nga opozita

Të dënuarit në këtë burg pak ditë më parë i dërguan një peticion presidentit Ilir Meta, kryetarit të Kuvendit z. Ruçi, kryeministrit Rama dhe ministres së Drejtësisë me disa kërkesa, kryesoret për amnisti, rishikim të dënimeve dhe heqjen e dënimit të përjetshëm. Deri në marrjen e një përgjigjeje, ata u shprehën se nuk do ta ndërpresin grevën.

Letra e mbërritur në institucione

Tri ditë më parë të dënuarit e burgut të sigurisë së lartë në Peqin u dërguan një letër të gjitha institucioneve. Letra e cila mban më shumë se 150 firma të burgosurve ndodhet në zyrën e presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Të burgosurit përmes një peticioni i kërkojnë instancave më të larta të shtetit amnisti dhe rishikim të dënimeve, pasi, sipas tyre, kanë qenë dënime maksimale të dhëna nga drejtësia shqiptare.

Gjithashtu, ata kërkojnë edhe heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm dhe që ky dënim të konvertohet me 20 vite, pasi, sipas tyre, për çdo vrasje apo krim që kanë bërë fajtor është shteti. Menjëherë pas veprimeve që ndërmorën të dënuarit, si me grevën e urisë, ashtu edhe me letrën drejtuar institucioneve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngriti një grup pune për normalizimin e situatës. Burime nga Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije për gazetën “Fjala” se dy ditë më parë ky grup ka zhvilluar një takim me disa të dënuar. Gjatë këtij takimi të burgosurit u kanë parashtuar kërkesat e tyre përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa kanë këmbgulur që ata nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre. Ministria dhe Drejtoria e Burgjeve është treguar mjaft e rezervuar për këtë takim, por pa kaluar 24 orë nga takimi me të burgosurit, ditën e djeshme u mor vendimi për shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni.


Në grevë urie edhe të burgosurit e Reçit dhe Shënkollit

Përveç burgut të Peqinit, në grevë urie kanë hyrë edhe të burgosurit e burgut të Reçit dhe të Shënkollit. Burime për gazetën “Fjala” bënë me dije se janë rreth 100 të burgosur të burgut të Reçit që refuzojnë ushqimin, si dhe 70 të tjerë në burgun e Shënkollit, në Lezhë. Ky vendim është marrë nga të burgosurit e këtyre dy institucioneve për shkak të moslejimit të vizitave nga familjarët e tyre, si dhe mosdhënia e lejeve për të shkuar në familje. Revolta në burgun e Reçit ka nisur prej tri ditësh. Në një peticion që mban firmën e rreth 100 të burgosurve të dënuarit e Reçit kërkojnë amnisti, për shkak se vendimet e dhëna nga gjyqtarët kanë qenë të padrejta. “Reforma në drejtësi do të na sillte një shpresë që më në fund do të dilte e drejta jonë dhe doli, sepse u shkarkuan pafundësisht gjyqtarë dhe prokurorë, por ngeli akoma dënimi i dhënë nga po këta gjyqtarë dhe prokurorë që jo rrallë herë akuzohen si të korruptuar dhe të paaftë.

Ndaj e drejta jonë legjitime dhe e logjikshme na çon drejt kërkesës për një amnisti të përgjithshme”, thuhet në peticionin që të burgosurit e Reçit i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë dhe Avokatit të Popullit. Ndërsa në burgun e Shënkollit e kanë nisur prej 5 ditësh grevën e urisë, e cila fillimisht nisi nga burgu i Peqinit, pas aplikimit të regjimit “41 biss”. Të burgosurit në këtë burg kanë kërkuar që të lejohen takimet me avokatët dhe familjarët, të cilët nuk i takojnë prej më shumë se 5 muajsh, pasi u ndërprenë për të mos lejuar përhapjen e COVID-19 në institucionet e vuajtjes së dënimit që nga nisja e pandemisë. Të dënuarit e burgut të Reçit dhe atij të Shënkollit kërkesat e tyre ua kanë parashtruar përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, po ashtu edhe përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, ndërsa kanë theksuar se nuk tërhiqen nga kërkesat, dhe se do të vijojnë grevën dhe refuzimin e ushqimit deri në përmbushjen e tyre.

TABELË

KËRKESAT E TË DËNUARVE REÇ

Amnisti të përgjithshme 2-3 vite

Aprovimi i lejeve shpërblyese

Lejimi i takimeve me familjet

Lejimi i takimeve speciale

 

KËRKESAT E TË DËNUARVE PEQIN

Dënimet aktuale të përgjysmohen

Dënimet e përjetshme të bëhen 20 vite

Të përfitojnë edhe të paraburgosurit                /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Fiorentina tregon forcën në “Artemio Franchi”, “Violët” mposhtin edhe Milanin

Milan pësoi disfatë 2-1 ndaj Fiorentinës, në sfidën përmbyllëse të javës së shtatë të Serie A. Një pjesë e parë...

Garderoba ideale e gruas ka vetëm 20 veshje dhe janë këto

Në një botë të dominuar nga moda e shpejtë dhe TikTok po nxjerr vazhdimisht në pah tendencat dhe mikrotrendet, garderoba me kapsula minimaliste është...

Këto janë lëngjet që përmbajnë më shumë vitaminë C

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij. Kjo vitaminë e rëndësishme për rritjen dhe riparimin e çdo indi...

Dy shenjat e horoskopit që e marrin shumë për bazë mendimin e të tjerëve

Kur bëhet fjalë për mendimin e të tjerëve, ka pak shenja të horoskopit që e vrasin mendjen për atë se çfarë të tjerët mendojnë,...

Këta faktorë befasues po ju plakin fshehurazi më shpejt

Cigaret, alkooli dhe mungesa e gjumit mund t’ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni më të vjetër. Megjithatë, disa faktorë më pak të njohur...

Lajme të tjera

Web TV