Rama falenderon Varhelyin: Nga të parët që na u gjendën në krah në ditë shumë të vështira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama pas takimit me Komisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi ka folur para mediave duke falenderuar komisionerin për mbështetjene tij ndaj Shqipërisë.

Ai ka thënë se Varhelyi ka qenë ndër të parët që na u gjendën pranë në ditë të vështira, ndërsa ka shtuar se plani i ri ekonomik që krijohet nga Komisioni Europian është një mundësi e jashtëzakonshme për vendin tonë.

“Që në sekondën e parë komisioneri ka qenë mbështetës i pakursyer të rrugës së çeljes së dyerve për të negociuar në anëtarsimin në BE. nuk është mjaftuar me aq por është angazhuar për një plan masiv ekonomik dhe financiar për të gjithë rajonin.

Dua ta falenderoj publikisht për mbështetjen dhe mënyrën e qasjes ndaj çështjeve dhe ndershmërinë në dhënien e gjërave ashtu siç janë. Jemi shumë mirënjohës dhe bashkëpunimi me Komisonin ka dhënë fryte dhe patjetër në gjithë ato aspekte që lidhen në çuarjen përpara të axhendës, ne kemi shkuar përpara në bindje të plotë. Jo sepse na i kërkon Brukseli por sepse është detyrim ndaj fëmijëve tanë.

Plani i ri ekonomik është një mundësi e jashtëzakonshme e re që krijohet nga ky Komision që ka ardhur me qasje të re në rajort me rajonin. Dua të theksoj se ky plan është provë që qëndron në vizionin e Shengenit Rajonal.

Vizioni i një rajoni ky bashkëpunimi është e vetmja rrugë për të dalë në një tjetër hapësirë për t’i lënë gjeneratave të tjera një Shqipëri shumë më të mirë. Ka shumë aspekte, por kryesor është që plani do të na ndihmojë të integrohemi me BE.

Komisioneri ka qënë telefonata e parë nga jashtë për të më garantuar se do të jenë pranë. Jemi në një moment kur marrëdhëniet me Komisionin Europian kanë një konkretësi shumë të madhe”, tha Rama ndër të tjera.

Lexo edhe :  Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV