Rama takim me ministren e jashtme të Suedisë: Hap të ri në fushën e sigurisë, investim i veçantë në turizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ministren e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se gjatë takimit u diskutua për çështje të rëndësishme si fusha e sigurisë dhe lufta kundër korrupsionit, ndërsa shtoi se së shpejti do të realizohen investime të veçanta suedeze.

“Sapo kemi përfunduar një takim shumë të dobishëm me ministres suedeze të punëve të jashtme, mund ta them me kënaqësi mike të çmuar e cila është këtu si kryetare e radhës e OSBE-së, pasi vitin e ardhshme Suedia merr kryesinë dhe njëkohësisht si një partnere e angazhuar e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor në procesin e Integrimit, kemi folur për temat e OSBE-së, kemi prej disa muajsh një kontakt të vazhdueshëm dhe një bashkëpunim të shkëlqyer për të nxitur një dialog në Bjellorusi, por nga ana tjetër në funksion të stafetës së kryesimit, kemi një diskutim konstant mbi të gjitha temat, që janë jo të lehta për të cilat fatmirësisht ne kemi një qasje 100% të dakordësuar.

Suedia i ka qëndruar Shqipërisë pranë si një mik i vërtetë, projektet e bashkëpunimit kanë sjellë gjithnjë cilësi dhe kanë vlejtur për të hedhur hapa më tej ashtu si kundër ne jemi shumë të lumtur që shumë shpejt do të kemi në Shqipëri çeljen zyrtare të një investimi shumë të veçantë suedez në turizëm dhe shpresoj që kjo të vlerë në një Shqipëri turistike, kemi diskutuar dhe për një hap të ri në bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar gjë që po e bëjmë me sukses me disa vende, ku kemi kaluar me ndërveprim në terren të policisë shqiptare në shtet përkatëse dhe ata të ne për të ndërvepruar më mirë në këtë luftë.

Lexo edhe :  "Rikthehem për të çliruar Shqipërinë", intervista e Berishës për mediat greke: Beleri...

Në këtë aspekt, duke dëgjuar me shumë vëmendje kolegen për situatën në Suedi ku ka një periudhë të vështirë me krimin e organizuar dhe për sa na takon kemi mundësi që të japim një ndihmesë dhe të përfitojmë nga kjo eksperience, të gatshëm të çojmë oficerët tanë dhe të mirëpresim oficerët e tyre këtu”, u shpreh Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Abdixhiku i fton partitë parlamentare për qeveri tranzitore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi të martën se i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare...

Mblidhet Konklava, sot tymi i parë për zgjedhjen e Papës së ri

Gjithçka është gati për Konklavën që do të zgjedhë Papën e 267-të në historinë e Kishës Katolike. Këtë të mërkurë, 133 kardinalët zgjedhës nga...

Shpërthen tjetër luftë? India sulmon Pakistanin me raketa

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë shpërthyer sërish pas një serie sulmesh me raketa të kryera nga ushtria indiane ndaj territorit pakistanez. Sipas ushtrisë...

Pagat/ Në Shqipëri arriti 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro në muaj

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Në krahasim me një...

80 mijë zgjedhës të diasporës ende nuk sjellin zarfin me votën

Deri pasditen e djeshme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kanë mbërritur 144.783 zarfa me votën e diasporës. Janë rreth 80 mijë zgjedhës të cilët...

Lajme të tjera

Web TV