Shtatzënë në kohë pandemie? Ky vend do të paguajë çiftet për të bërë fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Singapori është duke inkurajuar njerëzit që të bëjnë fëmijë gjatë kësaj periudhe të pandemisë së koronavirusit, duke i shpërblyer ata me një bonos parash.

Ky stimul do të ndihmojë ato çifte që përballen me presion financiar dhe janë të shqetësuar për punën e tyre, është shprehur zëvendëskryeministri i vendit.

“Ne kemi marrë të dhëna se Covid-19 iu ka shtyrë planet e shtimit të familjes, disa çifteve. Kjo është plotësisht e kuptueshme, veçanërisht kur ata përballen me pasiguri me të ardhurat e tyre”, tha Heng Swee Keat.

Ky i fundit shtoi se pagesa do të ndihmonte prindërit me shpenzimet kryesore, por nuk konfirmoi se sa do të ishte ajo.

Singapori ka një nga nivelet më të ulëta të lindjeve në botë, një statistikë që qeveritë e njëpasnjëshme janë përpjekur ta përmbysin pa sukses.

Që një vend të ripopullojë natyrshëm vetveten, gratë duhet të kenë 2.1 foshnje mesatarisht, megjithëse vendet më të zhvilluara tani janë nën atë nivel, pasi një rënie në përqindjen e çifteve dhe zvogëlimi i rëndësisë së roleve tradicionale gjinore kanë parë që nivelet e lindshmërisë të bien globalisht.

Singapori ka luftuar për të përmbysur trendin që nga vitet 1980, me fushatat publike që inkurajojnë lindjen e fëmijëve dhe një mori stimujsh financiarë dhe tatimorë të paaftë për të ndaluar rënien e tij.

“Si shumë vende të zhvilluara, sfidat kryesore të popullsisë së Singaporit janë pjelloria e ulët dhe plakja e popullsisë”, shkroi qeveria në një raport të vitit 2011.

“Qëllimi ynë është të arrijmë një popullsi të qëndrueshme që mbështet si në rritjen ekonomike dhe kohezionin social, në mënyrë që Singapori të mbetet i gjallë dhe i jetueshëm.”

Lexo edhe :  Shpërthen vullkani rus për herë të parë pas më shumë se 500 vjetësh

Vendi ka shmangur më të keqen e pandemisë globale, duke izoluar herët rastet e dyshuara, duke vendosur bllokime të rrepta kur rastet e infeksioneve u bënë të dukshme dhe duke përdorur risitë teknologjike për të nxitur një rrjet gjurmimi të kontakteve. Si rrjedhojë, vendi numëron 27 viktima, si rezultat i Covid-19.

Por pavarësisht një përgjigjeje kryesisht të suksesshme të shëndetit publik ndaj pandemisë, ekonomia e Singaporit, ka rënë në një recesion të thellë.

Prodhimi i Brendshëm Bruto, u tkurr me 12.6% në tremujorin e dytë krahasuar me të njëjtën kohë të një viti më parë, duke shënuar “rënien më të pjerrët të regjistruar ndonjëherë”, sipas ekonomistëve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Ma këpute shpirtin”, fjalët e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën...

Plagosja te Fresku, i riu vrapon me armë në dorë pas atentatit

Ky është momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut...

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Ndërsa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të përshkallëzohet, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në një postim në Telegram se janë duke punuar për...

Ilir Proda vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e...

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, Athina kundër Izraealit

Kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas dhe ambasadori izraelit në Greqi, Noam Katz janë përplasur ashpër në distancës, pasi ky i fundit e...

Lajme të tjera

Web TV