“Bravo, ja arrite qëllimit”/ Jul Deda ironizon Altin Bashën pas largimit nga “Portokalli”

Para disa ditësh bëri bujë lajmi që regjisori Altin Basha u largua pas 17 vitesh nga spektakli i njohur i humorit, “Portokalli”.

Kjo gjë tërhoqi vëmendjen e shumë aktorëve, veçanërisht ata që u shkëputen para shumë vitesh me hatërmbetje nga programi. Këtë të diel, spektakli i humorit u transmetua si çdo herë, me dallimin e vetëm: regjia mbante emrin e Indrit Çobanit.

Pas kësaj ka reaguar edhe aktori i njohur Julian Deda. Ai ironizon Bashën duke i thënë se tashmë ja arriti qëllimit për tu bërë asistent regjisor.

“Bravo Altin, pas 17 vitesh eksperience pune si regjisor, më në fund ia arrite qëllimit, u bëre asistent regjisor. Hallall, plako”, është shprehur ai në Instagram.

 

Pa.Va/Fjala.al