Hashim Thaçi niset për vizitë në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur për një vizitë në SHBA pas asaj në Europë. Kjo vizitë vjen disa muaj pas publikimit të aktakuzave nga Haga ndaj Thaçit, Veselit dhe disa ish-luftëtarëve të UÇK.

Në qershor, para takimit të programuar Kosovë-Serbi në SHBA, Prokuroria Speciale e Hagës publikoi aktakuzën e cila ishte ngritur dy muaj më parë.

Thaçi anuloi udhëtimin, pas tij edhe Hoti, teksa SHBA dhe Serbia ranë dakord që takimi të anulohet. Presidenti i Kosovës nuk mori pjesë as në shtator në Uashington gjatë firmosjes së marrëveshjes.

Tashmë ai do e vizitojë SHBA-në një muaj pas marrëveshjes së 4 shtatorit, teksa nuk dihet se për çfarë po shkon dhe kë do takojë.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV