Nikos Dendias, ministri i Jashtëm grek do të vizitojë ditën e nesërme Prishtinën.
Dendias do të ketë takime me kryeministrin Avdullah Hoti, kryetaren e Parlamentit, Vjosa Osmani, dhe ministren e Jashtme, Meliza haradinaj.
Greqia nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, bisedimet do të fokusohen në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, në dialogun Kosovë-Serbi dhe për bashkëpunimin në fushën e energjisë.
Jo.Be/Fjala.al