Mungesa të shumta në radhët e kuqezinjve për sfidën ndaj Kazakistanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria po përgatitet për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, teksa që në fillim pati probleme më mungesat e disa lojtarëve. Një prej tyre ishte Etrit Berisha, i cili mbërriti  në grumbullim duke zhdukur pasigurinë për portën, pasi Strakosha vijon të jetë jashtë stërvitjeve për shkak të gjendjes  jo të mirë fizike.

Me ardhjen e tij,Berisha  pritet që të aktivizohet si  titullar si dhe kapiteni skuadrës. Përpara tij janë testuar Marash Kumbulla,  Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj, ndërsa Kastriot Dermaku nuk ka qenë në formën e tij maksimale.

Situata në kampin kuqezi nuk është më e mira e mundshme, pasi, sikur të mos mjaftonin mungesat, për trajnerin Edi Reja ka dhe disa futbollistëqë vazhdojnë të kenë probleme fizike.

Një prej tyre është Myrto Uzuni. Futbollisti që vjen më formën më të mirë nga Ferencvaroshi, ka pësuar një dëmtim pasditen e së martës, dhe si rrjedhojë nuk është paraqitur në stërvitje. Në mungesë të tij, trajneri ka testuar në të djathtë Taulant Seferin dhe Albi Dokën, duke pritur që futbollisti i Ferencvaroshit të rikuperohet në kohë.

Ndërsa Keidi Bare pritet që të ketë dyshen Çekiçi dhe Abrashi, por në mungesë të këtij të fundit,është testuar dhe provuar Qazim Laçi.

Ndërkohë, Lenjani duket futbollisti i përzgjedhur dhe më i përshtatshëm për linjën e majtë, ndërsa Trashi e Memolla janë gjithashtu në gatishmëri. Sulmi pritet ti besohet dyshes Rei Manaj dhe Armando Broja.

Në prag të nisjes për në Kazakistan, pritet që trajneri Edi Reja të provojë skemën sipas së cilës skuadra do të zbresë në fushë, dhe të qartësojë idetë se cilët lojtarë do të ketë plotësisht në dispozicion për dy takimet më 11 dhe 14 tetor.

Lexo edhe :  Partizani para ndeshjes në Europë, ndryshon axhenda për të kuqtë

Fj.Ak/Fjala.al

Të fundit

Trump bashkëpunon me Putin? Gjermania dyshon te presidenti amerikan

Gjermania hedh hije të forta dyshimi për nëse Donald Trump është në gjendje të shërbejë si një aktor paqeje...

Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata: Do mbrojmë punonjësit

Pas aksionit në kompaninë “Bankers” që për 20 vite ka shmangur taksat, ka reaguar Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ku thekson se do të mbrojë...

Kapen 3 tonë kokainë në Ekuador! Autoritetet: I përket mafias shqiptare

Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafies shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës...

“Miku më i besueshëm i babit”, djali i Hashim Thaçit uron Ramën për ditëlindje

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë një urim të veçantë për ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama. Ai ka bërë...

Rusia: Fundi i luftës në Ukrainë aktualisht nuk duket i mundur

Rusia thotë se arritja e qëllimeve të saj në Ukrainë me mjete diplomatike "nuk duket e mundur" për momentin. Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i...

Lajme të tjera

Web TV