Ndeshja Juve-Napoli/ Ja çfarë vendosën drejtuesit e ligës ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dielën e shkuar sfida mes dy Juventusit dhe Napolit ishte çështja që shkaktoi shumë polemika në kampionatin Italian. Skuadra napoletane nuk udhëtoi në Torino për shkak të rasteve pozitive me Covid-19. Në mediat italiane u fol gjerë e gjatë për masa ndëshkimore ndaj Napolit dhe fitoren 3-0 në tavolinë për bardhezinjtë, por deri tani nuk ka asgjë përfundimtare.

E teksa të gjithë po prisnin që sot të jepej vendimi për këtë çështje, nuk ndodhi aspak kështu. “Sky Sport” shkruan se vendimi për ndeshjen u pezullua për ditën e sotme dhe do të vendoset javet e ardhshme. Drejtuesit e ligës kanë kërkuar që të marrin më shumë kohë për këtë çështje. Ata duan të studiojnë më shumë rastin, pasi është mjaft i ndërlikuar dhe shumë delikat për të dyja skuadrat dhe mund të krijojë një precedent në Serie A

Napoli nuk udhëtoi drejt Torinos për ndeshjen e programuar për Serie A, pasi autoritetet lokale ndaluan skudrën e Gennaro Gattusos. Mesa duket kjo do të jetë një temë që do të vazhdojë të prodhojë debate në Serie A.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

SHBA vendos sanksione ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Hagë

Qeveria amerikane ka vendosur përsëri sanksione ndaj gjyqtarëve dhe ndaj prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Këto sanksione u vendosën "në përgjigje të kërcënimeve të...

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t u zhduk për 10 orë, gazetarja Lala: Kishte marrë para me fajde

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima të zhdukej për 10 orë....

Lajme të tjera

Web TV