Tërmeti i fortë, flet sizmiologu Koçi: Nuk duhet të frikësohemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë orëve të fundit Shqipëria është goditur nga disa lëkundje sizmike të njëpasnjëshme. Sizmiologu Rexhep Koçi, deklaroi se qytetarët nuk duhet të frikësohen për këto lëkundje sizmike, pas janë thjesht paslëkundje.

“Nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të frikësohemi. Si tërmeti i 26 nëntorit është e natyrshme që do të shoqërohen për një periudhë të gjatë me pasgoditje kur herë pas here zona të caktuara janë riaktivizuar, siç është zona e djeshme.

Pastaj ka pasur një periudhë që qetësohet, riaktivizohet por gjithmonë magnituda ka qenë 4.2- 4.3. Nuk kanë qenë magnituda që të kalojnë 5 që të ketë impakt në struktura dhe ndjeshmërinë e njerëzve”, u shpreh sizmiologu Koçi për Ora News.

Mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm disa tërmete kanë goditur vendin. Ministria e Mbrojtjes njoftoi  se orën 00:13 të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter, në Gjirin e Lalzit.

Sipas ministrisë, ky tërmet është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Temperatura deri në 34 gradë! Qytetet që do të ‘përvëlohen’ këtë fundjavë

Kjo fundjavë do të jetë me mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit. “Pothuajse në të gjithë territorin...

Historia e parfumit, nga aromat primitive të egjiptianëve tek esencat nga francezët

Kur në ndjejmë një aromë parfumi, menjëherë në mënyrë jo koshiente, lidhemi me një copëz të kujtimeve tona. Nuhatja e parfumit provokon ndjenja dhe...

U gjet kutia e zezë, pilotët lëshuan mesazhin “mayday” pak para rrëzimit

Të tjera fakte janë zbuluar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Indi, ku si pasojë e rënies së një avioni humbën jetën 242...

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë, 5 figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

Në operacionin “Luani ngrihet”, për të cilin tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, raportohet se janë vrarë figura të larta...

A rrezikohet një konflikt bërthamor, pas sulmeve të Izraelit?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se është “thelbësore” që aleatët, përfshirë SHBA-në, të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në...

Lajme të tjera

Web TV