Video/ 21-vjeçari shqiptar tenton t’i marrë armën policit grek, bën rezistencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat kanë bërë publike videon e një shqiptari 21-vjeçari i cili ka tentuar ti marrë armën policit grek.

21-vjeçari shqiptar ka bërë rezistencë ndërkohë që policia greke kishte shkuar ta arrestonte pas përfshirjes në një sherr.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmnjen e djeshme në Katerini, në Sheshin Eleftherias pas një sherri mes shitësve.

“Situata e tensionuar ndodhi midis shitësve në Sheshin Eleftherias, në qendër të qytetit. Dikush lajmëroi policinë. Kur policia arriti në vendngjarje, sherri kishte mbaruar, ndërsa forcat policore nisën të kontrollojnë personat që gjendeshin aty”, shkruajnë mediat greke.

  Policët kanë filluar të kontrollojnë shqiptarin 21 vjeç, kur në ndihmë të tij kanë ardhur një i ri tjetër shqiptar e një grek.

Gjatë rezistencës, i riu 21 vjeçar madje qëlloi me armë, por plumbat fatmirësisht nuk prekën askënd. Të tre protagonistët u arrestuan. Për më tepër, shikoni videon.

 

Të fundit

U nda nga jeta ditën e djeshme, ja kur do të mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji

Homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zheji do të mbahen të hënën, më 25 gusht, në ambientet e Universitetit...

Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu

Çmimet në restorantet shqiptare mbeten ndër më të përballueshmet në rajon, por dallimet mes qyteteve janë të ndjeshme. Një darkë për dy persona në bregdet...

Skandalisht i mirë, rikthimi i filmave të krimit të klasit të lartë

Një valë misteresh të zgjuara, thrillerash dhe dramash të grabitjeve po vjen këtë vjeshtë nga regjisorë të njohur si Paul Thomas Anderson, Spike Lee,...

Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, i cili ndërroi...

Vrau gruan shqiptare në sy të 4 fëmijëve,, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para...

Lajme të tjera

Web TV