Asambleja Kombëtare/ Rama: Ja pse na duhet mandati i tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste,  teksa ka bërë bilancin e dy mandateve ka shpjeguar pse i duhet Partisë Socialiste mandate i tretë.

Sipas Ramës, mandati i parë ishte për të ndalur hemoragjinë dhe dëmet në financat e shtetit kurse mandati i dytë ishte rivendosja e rregullit si në financat apo dhe në shumë sektorë të tjerë. Rama theksoi se mandati i dytë prej 2017 ishte një mandat ku qeveria forcoi organizmin e një trupi që lëngonte prej 7 viteve më parë. Ndërkohë, ai shtoi se mandati i tretë PS dhe qeverisë nuk i duhet për vete, por sepse PS është e vetmja e mirë e politikës shqiptarë dhe jo e keqja më e vogël e vendit.

”Sot jo sot, por prej disa vitesh s’ka më fatura aforfe, s’ka më radha në shi. Pa llogaritur transformimin e vazhdueshëm në investimet e munguara qysh nga koha e elektrifikimit të vendit.  Për të mbyllur këtë proces, nuk kanë mjaftuar në asnjë sektor, dhe kjo është arsyeja pse duhet të marrim mandatin e tretë.

Mandatin e dytë pasi ndaluam me sukses hemoragjinë, pasi rivumë rregull në financat, pasi ju dhamë njerëzve të jashtëzakonshëm disa instrumente më shumë, ishte mandati ku kemi forcuar organizmin e një trupi që lëngonte 7 vite më parë, edhe pse na është dashur të përballemi përveçse me problemet e përditshme, edhe me me probleme të krijuara për të na rënë ndesh, edhe me probleme që i ranë në kokë Shqipërisë dhe popullit shqiptar jashtë vullnetit të njerëzve, qoftë tërmeti dhe qoftë virusi, që futi botën në një pandemi të frikshme e të rrezikshme.

Ne sot kur jemi në përfundim të këtij mandati të dytë, siç thashë është mandat i forcimit dhe ecjes pas një paralize nga ku ne e nisëm këtë përpjekje, arrijmë të rrisim pagat ndërkohë që nuk më rezulton që ndokush e ka bërë këtë. Të rrisim pagat si asnjëherë më parë për mjekët e bluzat e bardha në Shqipëri sepse e meritojnë patjetër. Por edhe sepse e konsiderojmë të domosdoshme që këtë mundësi që e kemi krijuar ta vëmë në dispozicion të tyre dhe arsimtarët. Dy kategori të gjera në shoqërinë tona që janë dhe në dy fronte të vështira sot. Pikiërisht prej kësaj përballje.

Lexo edhe :  Diaspora, përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe

As i prekëm rrogat e pensionet, as i bëmë bisht zotimit tonë për të kaluar nga një sistem taksimi të padrejtë, pasi ulëm taksat për 97% të shqiptarëve. Por puna jonë nuk është mbyllur. Këto të gjitha janë arsye sepse pse ne na duhet një mandat i tretë jo për veten, por për Shqipërinë.

Që Shqipëria të kalojë jo nga ecja por në vrapim. Dhe janë sot kushtet që pse Shqipëria duhet të kalojë në një tjetër nivel shpejtësie, e kusht tjetër veç PS.

Ne s’jemi e keqja më e vogël, jemi e vetmja e mirë në politikën shqiptare. S’jemi më e mira e mundshme, dhe kjo është arsyeja se pse kjo familje politike ka potencial për shumë më tepër, për shumë më tepër besnikëri ndaj atyre që meritojnë më shumë, edhe në aspektin e përfaqësimit. Ndaj bindjes që gjithë shqiptarët do e votojnë prap PS.”- tha Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=642778662947241

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Mitsotakis e dinte për fitoren e Ramës”, çfarë po paralajmëron Fredi Beleri?

Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur së fundmi lidhur me rezultatin zhgënjyes të së djathtëve në zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Shkëlqimi i lojtarëve të Shqipërisë: Daku shënon dy gola, Ramadani eurogol, Muçi asist

Kampionatet europiane të futbollit janë në fazën përfundimtare dhe grumbullimi i Kombëtares shqiptare po afrohet. Kuqezinjtë kanë në kalendar dy sfidat e radhës kualifikuese...

Lajm i keq për shqiptarët, Komisioni Europian parashikon ç’do ndodhë me ekonominë tonë

Komisioni Europian ka publikuar raportin e pranverës, teksa vlerëson në ngadalësim ekonominë shqiptare. Sipas raportit, ekonomia e Shqipërisë do të rritet më pak se...

Telefonata nga Tirana futi në sherr Melonin me Macron, cili ishte ky mister?

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Xheneta tregon pse i ka shkruar Gjestit

Pas valës së komenteve dhe thashethemeve që shpërthyen në rrjet pas deklaratës se i kishte shkruar Gjestit, Xheneta ka vendosur të thyejë heshtjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV