Basha nga Lushnja: Plani ynë për ekonominë godet në zemër problemin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD Lulzim Basha ishte në Lushnje sot ku takoi biznesmenë që treguan problemet sa i takon subvencionimeve për fermerët, çmimin e naftës dhe ryshfetet.

Lideri i demokratëve tha se plani i PD e ‘godet’ në zemër problemin dhe premtoi se me ardhjen e tij në qeveri, do të luftohen monopolet dhe evazioni, do ulet çmimi i naftës, dhe do rritet cilësia e saj.

“Kam hasur shumë vështirësi në këto 4 vjet që kur hapa biznesin jam luftuar nga kjo qeveri shumë. se dikush tjetër që është bashkë me qeverinë që investon nga 8 mln euro, e ka lisho rrugën hapur. Merr nga AZHBR 8 mln euro, 3 mln investohen se 5 mln zhduken.

Problem me naftën, në Maqedoni i del kosto 1 mijë lekë, si është 1600 lekë këtu, më rrit koston. Goditje mbas goditjesh, në fushatë e ndihmojnë, se marrin miliona euro. Kur më thanë se do vijë kryetari Basha këtu, mendova dhe falimentimin tim për 6 muaj, thashë okej, do rri dhe pa punë”, tha Fermeri.

Në përgjigje të tij kreu i opozitës Basha tha se “ Askush s’ka për të punuar në Shqipëri po nuk i dhamë fund të keqes. Plani jonë për ekonominë s’realizohet po si dhamë mbështetjen totale bujqësisë, ti më konfirmove ato që unë kam 5-6 vjet që i dëgjoj, këto subvencione i marrin pikat e grumbullimit thonë fermerët, s’je i pari , me dhjetra të tillë në gjithë Shqipërinë më thonë këtë, u japin 8, 5 i fusin në xhep.

Do ulim çmimin e naftës, do rivendosim cilësinë, prapë do i shtojmë arkës 50 mln euro në vit duke luftuar evazionin, me këto do kemi shumë më shumë para duke u ardhur në ndihmë fermerëve.

Lexo edhe :  Rreth 2 milionë qytetarë u drejtohen sot kutive të votimit në Kosovë

Këto plane do vihen menjëherë në veprim, siç e the vetë këto janë muajt e fundit të së keqes, rëndësi ka të jemi bashkë e ta kuptojnë edhe ata të rinjtë atje. Do dy- tre fishosh mundësitë për të punësuar me këto masa. Plani jonë godet në zemër të problemit.”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV