Botërori “Katar 2022”, nisin në eliminatoret e zonës amerikanolatine

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Uruguaji mund në fund Kilin 2-1, Lionel Mesi i jep 3 pikët Argjentinës ndaj Ekuadorit, Paraguaji dhe Peruja ndajnë pikët.

Botërori i Futbollit “Katar 2020” ka nisur rrugëtimin e tij në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar dhe transmetuesi publik ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport, dy përballjet më të spikatura të Eliminatoreve të zonës së Amerikës Latine.

Në takimin e parë, Uruguaji ka mposhtur 2-1 Kilin, në një përballje që u vendos vetëm në fund.

Vendasit kaluan në epërsi 5 minuta para fundit të pjesës së parë, kur Luis Suarez u tregua i saktë nga pika e bardhë. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve, por në të dytën, në minutën e 55-të, Aleks Sançez barazon shifrat për miqtë.

Megjithatë, uruguaianët do ta gjejnë fitoren në fund, me një gol të Maksimiliano Sançezit, duke siguruar 3 pikët e para. Ndërkaq, në takimin tjetër të sjellë drejtpërdrejt nga RTSH Sport, Argjentinës i ka mjaftuar një gol i vetëm, i shënuar në minutën e 13-të nga pika e bardhë e 11-metërshit nga Lionel Mesi, për të marrë të 3 pikët ndaj Ekuadorit.

Ndërkaq, në takimin tjetër të luajtur në kuadër të kësaj zone, Paraguaji dhe Peruja kanë shënuar nga 2 gola dhe kanë ndarë nga një pikë secila./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV