“Elbasani s’mund të kthehet në model siçilian”, Lleshaj reagon pas deklaratës së kryeprokurorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha se Elbasani dhe Shqipëria nuk mund të kthehen në një model sicilian.

I pyetur për këtë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha se situata kriminale në Elbasan është nën kontroll dhe vlerësimin mund ta bëjnë vetëm qytetarët.

“Situata e kriminalitetit në Elbasan është në nivele të shpjegueshme. Kriminaliteti gjen hapësira dhe penetron në disa qytete të caktuara. Elbasani ka trashëguar një situatë kriminaliteti por jo endemike. Situata e krimit është në rënie.

Mos prisni të komentoj Prokurorin e Përgjithshëm. Deklarata e tij e fortë është. Unë dhe prokurori e shohim situatën nga këndvështrime të ndryshme. Ne kemi bashkëpunim.
Nëse është Siçili nuk ka nevojë të pyesni as mua dhe as prokurorin, por të pyesnin qytetarët.

Është një përkufizim i thjeshtë; siguria është mungesa e frikës. Po ka frikë, nuk ka siguri. Në Elbasan, shkoni tani në mes të natës.

Nuk është ajo Siçilia. Shumë dosjeve po u hiqet ndryshku. Vetëm sot u zbardh një ngjarje e rëndë. Besoj, me këtë mënyrë se si po angazhohet policia, ne do të kemi lajme të mira nga Elbasani në kuptimin e goditjes”-, theksoi Lleshaj në emisionin “Java” në RTSH.

A kontrollohet qyteti i Elbasanit nga bandat? Ministri i Brendshëm tha prerë: Jo!.
Ministri u pyet edhe për shkarkimin nga detyra të zv/drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi, një person me karrierë 30 vjeçare në Policinë e Shtetit, i akuzuar nga autoritetet gjermane për dekonspirim të operacioneve.

“Nuk e komprementon. Ai nuk ishte drejtues i OFL-së. Zotëria që ju i referoheni nuk ka qenë drejtues, por një nga drejtuesit. Ishte një oficer i lartë i cili është nën dyshim.
Lajmi i keq është që kemi një dyshim të arsyeshëm për një oficer të lartë të policisë që ka bërë gjëra që nuk duhet të bënte. Të huajt kishin një shqetësim që i ka ndodhur një fenomen X. Në kohë rekord, Policia e Shtetit e lidhi me emrin”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV