Lleshaj paralajmëron PD-në: Do t’i padis në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka paralajmëruar Partinë Demokratike se së shpejti do të ngrejë një padi në SPAK për ta.

Kjo lëvizje nga ministri i Brendshëm vjen për kallëzim të rremë, sa i përket denoncimeve të adresave.

Lleshaj shprehet se ditët e fundit, ndonëse i ngriti padi, Partia Demokratike nuk flet në lidhje me këto raste pasi kanë kuptuar se kanë dalë blof.

“Padia e PD, nuk e di e sata është sepse kanë bërë shumë të tilla, edhe kam fituar imunitet. Denoncimet për adresat janë një provë për të thënë se çfarë dëmi i kanë bërë interesit publik përmes shpërdorimit të fjalës shqipe. Kjo mënyrë e thënies së fjalës së fundit ka bërë që në Shqipëri të humbi kuptimi i fjalës. Se kam lexuar padinë se s’kam pas kohë.

S’më intereson ta lexoj se e njoh veten. Asgjë nga ato që thuhen nuk ka ndodhur dhe asgjë nuk do të ndodhë. Gjendja civile po bën një detyrë. Në Shqipëri ne pas ’90 kemi humbur referencat themelore të një shteti, adresën. Ditët e fundit ata nuk flasin më se e panë që dolën blof. Dhe më japin arsye për ta paditur për kallëzim të rremë dhe do ta bëj këtë”, u shpreh Lleshaj.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV