Meta sfidon Ramën për debat: Dil në përballje, mund të marrësh dhe përforcime me vete

Presidenti Ilir Meta sfidon për të dalë në debat kryeministrin Edi Rama.

Pas replikave të shkëmbyera sot në mëngjes në rrjetet sociale, ka ardhur dhe deklarata e dytë nga Kreu i Shtetit me tone më të forta.

Meta i drejtohet kryeministrit Rama me fjalët ‘dil në përballje ose largohu!’.

Sipas tij, ‘kryeministri në detyrë’ mund të marrë edhe përforcime me vete.

“Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në “Opinion” me Kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete.

Transparenca e vetmja rrugë! Dil në përballje ose largohu!”, shkruan Meta./Bl.Ba/Fjala.al