Përplasja Nagorno-Karabakh/Konfirmohet takimi në Moskë midis Ministrave të Jashtëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët e Azerbajxhanit akuzojnë forcat armene se vijojnë të sulmojnë shumë nga fshatrat dhe qytetet.

Ndërkohë Azerbajxhani nuk ka konfirmuar ende sesa ushtarë kanë humbur jetën

Në qytetin e Azerbajxhanit, Barda, familjarët  dhe miqtë i thanë lamtumirën e fundit ushtarëve të vrarë në luftimet e fundit me forcat armene.

Ajo që është e sigurt është se dhjetëra civilë nga të dyja palët kanë mbetur të vrarë.

Përpjekjet e Moskës , Francës, Gjermanisë dhe SHBA kanë hasur vështirësi jo vetëm nga palët por edhe sepse Turqia mbështet fuqishëm Azerbajxhanin.

Autoritetet armene akuzojnë Azerbajxhanin për bombardimin e asaj që njihet si ‘Katedralja e Shenjtë e Shpëtimtarit’.

Monumenti u sulmua të paktën dy herë ndërsa dy gazetarë u plagosën. Jerevan thotë se Baku po kryen një krim lufte duke sulmuar një ndërtesë fetare.

Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit e mohon aksionin, duke u shprehur se ushtria e saj nuk sulmon monumentet historike apo fetare.

Së fundmi të dyja vendet kanë konfirmuar se ministrat e tyre të jashtëm do të shkojnë për bisedime në  Moskë, e cila ka kërkuar armëpushim mes palëve. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV