Rama: Po rindërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve të dëmtuara nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në fshatrat e Tiranës, në zonat e dëmtuara nga tërmeti.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj vizituan shtëpitë e ndërtuara për familjet që u dëmtuan nga tërmeti.

Gjithashtu kryeministri bën me dije se tashmë po rindërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve.

“Është shumë e rëndësishme që shtëpitë në fshat t’i mbyllim sa më shpejt. Por duhet durim, tani jemi duke u marrë me ujë edhe pse na komentojnë se akoma po merremi me ujë.

Nuk ka halle të majta apo halle të djathta. Njerëzit janë qytetarë, nuk kemi ne nga këto”, u shpreh Rama, teksa pyeti një nga qytetarët e pranishëm nëse kur ishte e djathta në pushtet i ka bërë ndonjë gjë, ndërsa ky i fundit tha jo.

“Rindërtojmë bashkë me lalin dhe Ministrin e Rindërtimit në shtëpitë që po hapin dyert për familjet e mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit, në fshatrat e Bashkisë Tiranë, ku aktualisht po rindërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve, që ta festojnë vitin e ri nën strehën e re, më të bukur, më të madhe, më të fortë se ajo që humbën nga fatkeqësia e rëndë natyrore”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nard Ndoka: Sondazhin e Baton Haxhiut ma dërguan 3 orë para mbylljes së votimit

Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane, i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Danglli në A2 CNN,...

Nis numërimi në Korçë, për herë të parë njëkohësisht edhe diaspora!

Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka nisur numërimi i votave në bashkinë e Pustecit në Korçë. Po ashtu,...

Befasi në Vorë! PD përmbys rezultatin! Myslim Murrizi del i pari

Rezultatet e para nga bashkia e Vorës kanë dalë dhe ndryshe nga të dhënat që sugjeroi kutia e parë, të tjera kanë përmbysur shifrat....

A do ta pranosh rezultatin? Berisha ngurron të japë përgjigje: “Jam këtu…”

Kreu i PD Sali Berisha, në deklaratën që mbajti për mediat, u pyet edhe nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Kreu i PD nuk...

Partia Socialiste del kundër KQZ: Pse nuk e publikuat rezultatin?

Partia Socialiste ka kritikuar rolin e KQZ-së. Zëdhënësja për zgjedhjet e PS, Hela Kace, shprehet se mos nxjerrja e rezultatit në zonat ku pati...

Lajme të tjera

Web TV