Zuri vendin e Saimir Tahirit në Kombinat, Bushati: Privilegj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga tre drejtuesit e fushatë së Partisë Socialistë në Tiranë Ervin Bushati ka folur në studion e “ABC News” pas asamblesë së PS e cila u zhvillua pasditen e sotme. Bushati drejton sot socialistët e Kombinatit, pikërisht ajo pjesë e Tiranës që në mandatin e shkuar të socialistëve drejtohej nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Pyetur nga gazetari Endri Xhafo se si e shikon këtë paralelizim, ai tha është privilegj për të pasi është pjesë e partisë më të madhe në Shqipëri. Por a e shikon këtë si një besëtytni, duke qenë se Tahiri sot është jashtë PS? Bushati u shpreh se nuk e ka parë në këtë prizëm pasi kështu askush nuk do merrej me politikë.

“Kjo në fakt është në detyrë që e quaj privilegj dhe nder dhe e kam marrë me shumë përgjegjësi. Është partia më e madhe në vend. Ka pasur shumë njerëz që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë. Ne bëjmë punën tonë sa më mirë. Kështu i bie të mos merret asnjë me politikë. Nuk e kisha menduar”, u shpreh Ervin Bushati.

Ai foli edhe për situatën në cilën ndodhen shqiptarët sot. Bushati veçoi sfidat e pandemisë dhe tërmetin të cilat ishin goditje për ekonominë e vendit. “Ky ka qenë një vit i vështirë për shqiptarët. Është një vit që në mënyrë të çuditshme ka pasur dy tërmete dhe pandeminë.

Nuk ka vend sot që të mos jetë gjunjëzuar nga pandemia. Jetojmë në një botë të ndërlidhur. Mesazhi që marrim apo ndjenja që marrim është një mesazh krenarie. Nuk ka asnjë ndjenjë pakënaqësie që mes socialistëve të ketë një peng apo hatër mbetje të madhe”, tha Bushati./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bullizëm dhe agresivitet, Rama-Berisha përplasen në distancë për epitetet

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për sjellje jonormale dhe jonjerëzore gjatë fushatës elektorale, duke theksuar se fjalët...

Horoskopi i datës 23 prill 2025

Dashi Vështirësitë më të mëdha gjatë kësaj dite do vijnë nga fakti se nuk do merrni dot vendimet e duhura. Shpesh do ndiheni edhe të...

Ngërçi politik, s’ka ende marrëveshje, a janë zgjedhjet zgjidhja?

Situata politike në Kosovë mbetet e bllokuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, edhe pse doli partia...

Renault serik më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në histori

Prodhuesi francez po risjell një nga emrat e preferuar nga e kaluara e tij, por me një petk modern. Renault 5 Turbo 3E, një “mini...

Lajme të tjera

Web TV