Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake/ Gjendet motori i autorëve, shoqërohen tre persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës ka gjetur motoçikletën më të cilën udhëtonte autori i atentatit ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Nga burimet paraprake bëhet më dije se motoçikleta është gjetur vetëm disa metra nga vendi ku është kryer atentati, në rrugën e pompave të ujësjellësit që të dërgon në zonën e Livadeve.

Sipas informacioneve, mësohet se motoçikleta është gjetur rreth orës 18:00. Policia ka arritur të bjerë në gjurmët e mjetit pas kërkimeve me metoda të specializuara, ku burime pranë grupit hetimorë tregojnë se për gjetjen e mjetit dhe kërkimin e autorit të kësaj ngjarje janë përdorur edhe dronë, ndërkohë që ende blutë e Shkodrës janë në kërkim dhe po punojnë për identifikimin e autorit të kësaj ngjarje të rëndë.

Nga ana tjetër, bëhet me dije se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar tre persona të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen e rëndë, e cila tronditi Shkodrën mesditën e së dielës.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Ecim”, Rama për lirimin e hapësirave publike: Çarja e bllokadave vazhdon

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në “Facebook”, një video për lirimin e hapësirave publike. “Çarja e...

Të shtëna në dasma, policia ndalon 3 persona. Sekuestrohen 5 pistoleta

Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka ndërmarrë masa ndaj përdorimit të armëve në gëzime familjare, duke sekuestruar gjithsej pesë armë zjarri dhe...

Inteligjenca iraniane ‘shënjestron’ njerëz në Europë e në Amerikë/ Reagon ambasada e SHBA

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të ndërmarrë veprime kërcënuese në Europë dhe Amerikën e...

Pse disa pjesë të planit për ambasadën e re kineze në Londër janë fshehur?

Zv.kryeministrja Angela Rayner i ka dhënë Kinës një afat prej dy javësh për të shpjeguar pse pjesë të planit të saj për një ambasadë...

Dhunuan Genard Hajdinin dhe babain e tij/ Nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren

Policia e Tiranës ka identifikuar personin që goditi me grusht personazhin e rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babain e tij, 4 ditë më parë në një...

Lajme të tjera

Web TV