Barazimi i Kombëtares/ Braçe ironizon me foton e Alibeaj: Nuk ka faj Edy Reja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas barazimit të Kombëtares Shqiptare me Kazakistanin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka ironizuar duke publikuar foton e ish-deputetit Enkeled Alibeaj. Braçe shkruan  se ai dhe ‘beu i tij’ po bëjnë politikë pa gola e as fitore. Sipas tij, fati të braktis kur tallesh me popullin.

Postimi i Braçes:

“Nuk ka faj trajneri!

Nuk kane faj as lojtaret!

Me Lituanine e Kazakistanin sot, Shqiperia reflekton derexhene e federates dhe futbollit politik te saj! Ky qe shihni ne foto eshte nje nga anetaret e udheheqjes se futbollit dje; Partiak, politik dhe pa pike lidhje me futbollin-keta drejtojne! Beu i tij dhe keta si ky, e kane marre topin per te bere politike, jo gola, as fitore! Ndaj Shqiperia ska me zjarr, as pasion, as deshire duke reflektuar futbollin politik qe keta mbajne me thonj! Por edhe nje gje tjeter; A e mbani mend ndeshjen me Lituanine? A e mbani mend si humbem? Edhe ajo reflektoi futbollin e korruptuar qe FSHF udheheq, por beri edhe me shume-demotivoi deri tek kjo e sotmja me Katakistanin! Fati te braktis kur ti tallesh me te gjithe, popullin mbi te gjitha!” shkruan Braçe.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Rama refuzon të flas për Metën/ Nuk grushtohem me njerëz që i kanë duart e lidhura!

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, ka refuzuar te komentojë Ilir Meten, teksa u...

“Kemi fituar besimin e tyre”/ Rama: Brenda 2027 jemi pjesë e BE

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, deklaroi se Bashkimi Europian ka ndryshuar qasjen ndaj zgjerimit dhe tashmë Shqipëria ka...

Vlera e vyer e votës së grave në atë maj, në Romën e 1946-s

Alba Malltezi Në Itali dhe jashtë saj, në vitin 2023, bëri bujë dhe pati shumë sukses filmi i Paola Cortellesi-t “C’e’ anche domani” (Ka kohë edhe...

Berisha: Do të ndalen paratë e drogës në ekonomi. Do mbështesim industrinë dhe eksportet

Kreydemokrati Sali Berisha, ka theksuar se paratë e drogës në ekonomi do të ndalen me dorë të hekurt. Berisha i ftuar në ‘Çim Peka...

U denoncua nga kryetari i PS në Lezhë/ Reagon Gjin Gjoni: Thjesht po mbrojmë votën!

Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga kryesocialisti dhe kandidati...

Lajme të tjera

Web TV