Çfarë ka ndodhur me Kosovën? Dardanët gjunjëzohen edhe ndaj Sllovenisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova ka pësuar humbjen e dytë në Ligën e Kombeve brenda pak ditësh ku pasi humbi shansin për të shkuar në Europian ndaj Maqedonisë së Veriut, sot pësoi humbjen e dytë nga Sllovenia.

Dardanët shkuan disa herë pranë portës së Jan Oblak, por mungoi saktësia për të finalizuar aksionet. Kjo gjë acaroi dhe trajnerin Bernard Challandes i cili kërkoi më shumë përqendrim. Ishte minuta e 22-të, kur Haris Vuckic mori një asist nga Sandi Lovric dhe shënoi në portën e Muric. Një kombinim i mrekullueshëm i lojtarëve të Kosovës erdhi në minutën e 35-të, ku Zhegrova dhe Berisha ndërtuan aksionin, por goditja finale e Zenelit përfundoi jashtë portës.

Edhe në pjesën e dytë Dardanët rrezikuan sërisht por mungesa e saktësisë dhe pritjet e Oblak lanë të pandryshuar rezultatin që u mbyll me humbjen 0-1 të Kosovës.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

Lajme të tjera

Web TV