Dhjetëra protestues e gazetarë arrestohen në Minsk

Pas përleshjeve policia e Minskut ka arrestuar rreth 50 protestues mes të cilëve 10 gazetarë. Raportohet se policia se ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë disa mijëra protestues më 11 tetor.

Bjellorusia po përballet me protesta masive që prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat po konsiderohen se janë manipuluar.

Aleksandar Lukashenko ka shpallur veten fitues të këtyre zgjedhjeve. Protestuesit  po kërkojnë që rezultati zgjedhor të anulohet dhe të mbahen zgjedhje të reja.

Disa shtete e kanë shpallur Syatlana Tsikhanouskaya fituese të zgjedhjeve. Tsikhanouskaya, liderja opozitare, menjëherë pas zgjedhje është larguar për në Lituani, pas kërcënimeve ndaj familjes së saj.

Jo.Be/Fjala.al