Veliaj zbulon: Ja pse VIP-at po i bashkohen Partisë Socialiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditëve të fundit, shumë emra të njohur në fushën e artit i janë bashkuar Partisë Socialiste. Emra si Valbona Selimllari, Kastro Zizo apo edhe Eli Fara kanë shprehur hapur mbështetjen ndaj PS për një mandat të tretë qeverisës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se se kjo është mëse normale që edhe VIP-at të kenë opinion pasi jetojnë në këtë vend.

Nga Ndroqi ku zhvilloi një takim me asamblenë socialiste të kësaj zone, ai solli dhe shembullin e këngëtares së njohur amerikane Taylor Sëift e cila shprehu mbështetjen për Joe Biden.

“E tha dikush e ç’janë gjithë këto VIP-a që sjell Lali Eri, gjithë këto, këngëtarë e këto. Po mir mo se po shihja lajmit tani, për ju që jeni çuna  dhe goca të reja. Taylor Sëift, artistja më e pasur në botë, s’ka pikë nevoje për politikën,  dhe doli dhe tha: – Unë do votoj për Joe Biden. Pse sepse do jetoj në Amerikë, jeta ime është serioze pavarësisht se i kam të gjithë gjërat e rregulluara. Unë kam opinion.  Ore fakti që jam VIP dhe jam i famshëm s’do të thotë që skam opinion, s’do të thotë që nuk arsyetoj, s’do të thotë që nuk marr vendim, s’do të thotë s’më punon logjika. Kështu që patjetër mo dhe VIP-a  të njohur dhe artistë  dhe sportistë. Çdo njeri mo , edhe një, edhe një, kështu bëhet familja e madhe”, tha Veliaj.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV