Ishte duke bërë provimin më të rëndësishëm, vajza lind djalin në universitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Provimet përfundimtare në universitet janë mjaft të vështira, por një vajzë nga Illinois, SHBA, e çoi vështirësinë në nivel tjetër, teksa solli në jetë bebin në mes të provimit . Brianna Hill, e diplomuar në universitetin e Ligjit në Loyola, Chicago, e dinte që do të ishte shtatzënë kur të jepte provimin e saj përfundimtar, megjithatë si pasojë e pandemisë, çdo gjë doli përtej parashikimit që ajo kishte bërë.

“Mendoja se do isha vetëm 28 javëshe shtatzënë kur do të bëja provimin. Megjithatë, për shkak të pandemisë testi u shty në tetor dhe kështu isha 38 javëshe. Bëja edhe shaka në fillim, duke thënë se do e jepja provimin nga krevati i spitalit. Por nuk më doli edhe aq shaka, e mora mësimin!”, tregon Hill.

Versioni i ri i provimit, i përshtatur në kushtet e Covid-19, parashikon që gjatë dy ditëve ta bësh provimin në katër pjesë 90 minutëshe. Gjatë këtyre minutave duhet të ulesh gjatë gjithë kohës para kompjuterit, pa lëvizur fare, në mënyrë që të mos dyshojnë se po kopjon.

”Mendova se ndjeva diçka 30 minuta pasi kisha nisur testin dhe thashë me vete: Shpresoj që mos më kenë plasur ujërat. Por nuk mund të kontrolloja dhe vendosa që ta mbaroja seksionin e parë. Kur u çova, e dija që isha duke lindur.”- tregon vajza dhe shton: ”Mora pushimin pas seksionit të provimit, u pastrova, mora burrin në telefon, mamanë dhe infermieren, qava pak sepse nisa të tensionohesha, dhe u ula që të bëja pjesën e dytë të provimit sepse infermierja më tha që kisha kohë përpara se të shkoja në spital”.

Kështu ajo shkoi në siptal rreth orës 5.30 dhe djalii saj erdhi në jetë pak pas orës 10. ”Gjatë gjithë kohës burri im dhe unë folëm dhe vendosëm që duhet ta mbaroja testin. Edhe infermierja dhe doktoresha ishin dakord, për mua nuk kishte opsion tjetër.”- tha Hill.

Lexo edhe :  Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Ditën tjetër, spitali arriti që të siguronte një dhomë bosh për vajzën, në mënyrë që të mbaronte dhe seksionet e tjera të provimit, duke vendosur një shenjë ”Mos më shqetëso” tek dera. Hill u fut në provim dhe gjatë pushimeve u kusdes edhe për vogëlushin.

“Jam shumë e lumtur që të gjithë më ndihmuan në spital. Infermieret më ndihmuan jo vetëm sepse sapo isha bërë nënë, por edhe si një avokate e re. Burri dhe shokët e klasës mu gjendën pranë dhe ma bën më të lehtë gjtihçka, sepse siç mund ta kuptoni rrethanat nuk ishin ideale.”- e mbyll rrëfmin vajza, ndërkohë që thotë se ende nuk i ka marrë përgjigjet.

Gjithsesi diçka na thotë që ka dalë shumë mirë dhe e ka marrë titullin e avokates.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV