Rekord/ India kalon shifrën e 7 milionë rasteve me Co*vid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

India ka regjistruar mbi 7 milionë të infektuar me koronavirusin e ri, ku më 11 tetor ka regjistruar 74,383 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

“Është krijuar një ndjenjë e vetëkënaqësisë dhe lodhjes”, tha Shivkumar Utture, shef i një shoqate të mjekëve në shtetin Mahrashtra. “Njerëzit mendojnë se përderisa ende nuk jemi infektuar, jemi të sigurt. Dilni në rrugët e Mumbait dhe do të gjeni 50 për qind të njerëzve që nuk mbajnë maska ose që i kanë vendosur ato në mënyrë jo të duhur”, tha ai.

Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara, më 10 tetor është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja me COVID-19 në dy muajt e fundit, përkatësisht u regjistruan 58,302 raste të reja.

Brazili ka regjistruar 559 viktima të reja me koronavirus, duke bërë që numri i përgjithshëm i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet të kalojë shifrën prej 150,000. Ndërkaq, Franca ka regjistruar pothuajse 27,000 raste të reja me koronavirus.

Më 11 tetor, në Teheran të Iranit është bërë e obligueshme mbajtja e maskës. Numri i viktimave në këtë vend, që është më i godituri nga koronavirusi në Lindjen e Mesme, vetëm gjatë kësaj jave ka arritur në 239.

Në kryeqytetin rus, Moskë, zyrtarët thanë më 11 tetor se ata do të vendosnin masa të reja kufizuese për të ndalur “trendin negativ epidemiologjik”. Zyrtarët thanë se masat kufizuese do të vendosen në qendra tregtare, restauronte dhe hapësira të tjera publike. Moska vazhdon të jetë rajoni më i goditur në Rusi dhe ka të konfirmuar mbi 312,000 raste me COVID-19.

Në total, numri i rasteve në Republikën Çeke u rrit në 109,374. Rritja e rasteve me koronavirus në vendet evropiane ka bërë që shumë qeveri gjatë kësaj jave të paralajmërojë shtrëngim të masave, me qëllim që të shmangin një izolim të përgjithshëm./ REL

Lexo edhe :  Edi Rama feston sot ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush Kryeministri

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV