Tenis, Rafael Nadal fiton “Roland Garros 2020”, barazon Federerin për titujt e fituar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund në 3 sete Gjokoviçin dhe barazon Rozher Federerin për titujt madhorë të fituar. Rafael Nadal ka fituar të dielën titullin e 20-të sa u përket turneve madhorë, të njohur ndryshe si “Grend Slem”-e, duke barazuar kështu rekordin e Rozher Federerit me 20 të tillë. Tenisti spanjoll bëri një nga paraqitjet e më të mira të tij në një “Grend Slem”, duke e mposhtur bindshëm, në vetëm 3 sete, rivalin Novak Gjokoviç, në finalen e turneut francez.

Një paraqitje thuajse e përkryer e Rafael Nadalit i ka siguruar atij trofeun e 13-të të “Roland Garros”, si dhe i ka mundësuar të fitojë titullin e 20-të sa u përket turneve madhorë, të njohur ndryshe si “Grend Slem”-e, duke barazuar kështu rekordin e Rozher Federerit me 20 të tillë. Tenisti spanjoll bëri një nga paraqitjet e më të mira të tij në një “Grend Slem”, duke e mposhtur bindshëm rivalin Novak Gjokoviç dhe duke fituar për një numër rekord turneun francez, të famshëm për sipërfaqen e tij të lojës me dhe të kuq.

Ishte hera e parë, që nga janari i këtij viti, që Nadali dhe Gjokoviçi përballeshin me njëri-tjetrin dhe spanjolli e nisi në mënyrën më të mirë këtë përballje, duke kryesuar 4-0 me lojë. Pavarësisht përpjekjeve të tij më mira, Gjokoviçi nuk kishte asnjëlloj përgjigjjeje përballës lojës së shkëlqyer të Nadalit, që e merr setin bindshëm, 6-0. Dhe, vetëm pas 55 minutash lojë, Gjokoviçi fitoi lojën e tij të parë, por e e gjeti veten sërish përballë sfidës së spanjollit, kur Nadali nisi të merrte në dorë frenat e lojës.

Dhe 34-vjeçari u shkëput sërish, duke e fituar setin e dytë, 6-2, dhe duke qenë kështu vetëm një set larg historisë. Seti i 3-të e pa Gjokoviçin të zgjohej dhe të luftonte dhëmb për dhëm me Nadalin, duke e çuar ndeshjen në lojët shtesë, por spanjolli nuk lëshoi, madje e mbylli setin dhe me një “ace”, një pikë direkt nga shërbimi, duke korrur edhe fitoren në 3 sete, në dy orë e 42 minuta dhe duke siguruar vendin në histori./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe...

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri janë aktive ku situata në...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit, Trump ka mobilizuar gjithsej rreth...

Lajme të tjera

Web TV