Veliaj nga Ndroqi: Nuk kemi plan B, të përveshim seriozisht mëngët për këtë betejë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, njëkohësisht edhe drejtues i Partisë Socialiste për Tiranën ka folur nga Asambleja Socialiste e Ndroqit.

Veliaj është shprehur se PS-ja ka vetëm një plan, ti shërbejë qytetarëve.

“Nëse ti nuk beson tek Shqipëria, nëse ti lë shtetësinë, nëse familja jote ka një plan B, nëse dy valixhe janë tashmë të paketuara për të shkuar në Holandë, ne kemi vetëm një plan: plani A, B, C…, Zh, plani ynë është Shqipëria, Tirana, Ndroqi, familja jonë. Ne jemi një ekip serioz! Kapiteni ynë, Edi Rama, është njëri serioz, përveshim seriozisht mëngët për këtë betejë, se nuk kemi një atdhe të dytë, ne nuk kemi një plan B”, u shpreh Veliaj.

Ndër të tjera ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen pavarësisht siglës së partisë këdo që do të jetë me skuadrën fituese. “Nëse pala tjetër do të përçajë, ne duam që t’i bashkojmë njerëzit. Nëse ata besojnë tek dhuna, ne besojmë tek puna. Nëse ata besojnë tek urrejtja, ne besojmë tek dashuria dhe kjo është formula jonë e fitores. Ne në Partinë Socialiste fitojmë se dimë si bëhet skuadra. Skuadra të mëson se ne na duhen të gjithë dhe duhet të bashkëpunojmë. Nuk e kemi luksin t’i themi dikujt jo, meqë keni qenë në ekipe rivale. Nëse janë të aftë, nëse janë të talentuar, të zotë, nëse duan të punojnë, mire se të vijnë në familjen tonë,” -u shpreh Veliaj.

Duke e quajtur Partinë Demokratike skuadër humbëse, nga e cila të gjithë detyrohen të ikin, Veliaj shtoi se kjo është prova që ata nuk qeverisin dot as shtëpinë e tyre. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift....

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Lajme të tjera

Web TV