E rëndë/ Makina del nga rruga pas aksidentit dhe përplas për vdekje 5-vjeçaren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:20 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë të Kosovës. Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën një vajzë 5-vjeçare.

Në aksident u përfshinë dy makina, ku njëra prej tyre ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë makina që doli jashtë rrugës ka goditur një grua dhe vajzën e mitur. Gruaja është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që e mitura nuk ja ka dalë të mbijetojë dot.

Lajmin për mediat kosovare e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 14:20, në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Runik të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një (këmbësore) fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vdekur, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe një këmbësore e moshës madhore. Bazuar ne hetimet fillestare në aksident ishin të përfshira dy automjete civile me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit njëra nga veturat del jashtë shiritit rrugor ku në trotuar godet dy këmbësoret të cilat me urgjencë ishin dërguar në QKMF- Skenderaj, me ç’ rast mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Zahiti.

Ndërkohë, drejtuesit e dy automjeteve të përfshira në aksident u arrestuan nga Policia si dhe u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kanadezët zbulojnë Shqipërinë: Një perlë ballkanike!

Vendi ynë vijon të rrëmbejë vëmendjen e agjencive më të mëdha turistike botërore, që sugjerojnë njëkohësisht se mbetet një...

Serbëve i pengon flamuri shqiptar, dështon takimi në Preshevë

Një takim në mes kryetarit të Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq e ushtruesin e detyrës së drejtorit të shërbimit të TK në Bujanoc, Nenad Mitroviq...

PSG do të shtangë botën: 250 mln euro për yllin e Premier League

PSG po përgatitet të bëjë disa goditje të mëdha në merkato. Objektiv i madh i parizienëve është Cole Palmer, lojtari më i mirë i...

Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Rusinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtojë sulmet e thella në territorin rus. Trump madje duke e pyetur presidentin...

Ernest Simoni në konferencën e ekzorcizmit në New Jersey, mban lutjet në shqip

Kardinali Ernest Simoni ka mbajtur lutjen në shqip në konferencën “Mbrojtja e Fëmijëve të Perëndisë” e organizuar nga John Leaps Evangelization në Neëark të...

Lajme të tjera

Web TV