Lapsusi i Bashës/ Ironizon Rama: Ti je artist, nuk them kot unë (Video)

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas lapsusit të këtij të fundit.

Basha tha sot se 6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim dhe po dalin me humbje. Kjo gjë nuk ngeli pa u komentuar nga Kreu i qeverisë, i cili reagoi në rrjetet sociale.

Reagimi i Ramës:

“6 në 4 biznese dalin me humbje, 7 në 5 pika dalin me sukses, 6475 kandidatë në 5746 gjithsej dalin fitues në PD.

Ti je Artist nuk them kot unë”, shkruan kryeministri.


Pa.Va/Fjala.al