Ndërtimi i shtëpive në Krujë/ Rama: Nuk duhet të vonohemi, ndërtesat e reja do jenë më të mira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e banesave për familjet që kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se ndërtimet duhet të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur, duke shtuar se ndërtesat e reja do të jenë më të mira.

“E dimë se puna vështirëson punën, por do ta bëjmë këtë sakrificë, sepse nuk duhet të vonohemi më tutje për asnjë shkak, sa të kemi mundësinë. Ndërtesat e reja do jenë shumë më mirë nga se ishin. Po ecim mirë edhe në Thumanë e Bubq”, u shpreh Rama.

Nga ana e tij Artur Bushi tha se: “Po ndërtojmë 128 shtëpi individuale. Po bëhet bazamenti i banesave dhe ka nisur ndërtimi. Jemi në fazën e fillimit të procedurave për apartamentet në pallate”.

Ajo që u vu re gjatë inspektimit ishte fakti se kryeministri nuk ka preferuar të mbajë çadër, por vetëm një mushama me kapuç, ndërsa mbante në fytyrë një maskë të zezë më lule të kuqe./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Samiti në Tiranë/ Çfarë është Komuniteti Politik Europian?

Komuniteti Politik Europian (KPE) është një platformë ndërqeveritare e iniciuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, më 9 maj...

Mrekullia elektorale e Ramës ka një emër…

Nga Blendi Kajsiu Menjëherë pas katastrofës elektorale të PD-së më 11 maj, propaganda berishiste filloi të shfajësonte Berishën për këtë humbje. Sipas saj fitorja e...

KQZ thirrje partive politike të nxisin komisionerët të përfundojnë numërimin e votave

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të nxisin numëruesit dhe komisionerët...

PD ankimoi vendimin e KAS, Kolegji Zgjedhor merr nesër vendimin për votat e Greqisë

Kolegji Zgjedhor pritet të marrë ditën e nesërme një venim në lidhje me akimimin e Partisë Demokratike, sa i përket vendimit të KAS për...

Fitorja e Ramës/ Veliaj reagon nga qelia: Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë!

Erion Veliaj ka reaguar nga burgu, për fitoren e madhe të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. “Miqtë e mi, Nuk di nga t’ia nis....

Lajme të tjera

Web TV