Peshëngritja përvijon betejën zgjedhore, më 14 nëntor, Asambleja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

26 tetori, afati për pranimin e kandidaturave, më 14 nëntor, Asambleja. Peshëngritja shqiptare tanimë ka përvijuar betejën finale të saj, që janë zgjedhjet e mesnëntorit. Siç dihet, skandali i rezultimit të njëpasnjëshëm dhe të bujshëm të shtangistësve pozitivë për përdorimin e substancave të ndaluara, bëri që, në fillimin e vitit 2018, Elez Gjoza të japë dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, duke u bëri i pari në historinë e këtij sporti që detyrohet të tërhiqet nga kjo detyrë.

Duhet theksuar se, gjatë 6 viteve të drejtimit të FSHP-së nga Gjoza, numri i sportistëve që kanë rezultuar pozitiv për përdorim dopingu ka qenë 12, çka nënkupton se kanë qenë mesatarisht dy peshëngritës çdo vit ose një çdo 6 muaj. Në muajt që vijuan, Gjoza u zëvendësua në postin e presidentit nga Theodhor Masllavica, ndërsa edhe Kryesia e Federatës u ripërtëri e tëra, duke hapur kështu një kapitull të ri, çka u reflektua edhe në faktin se, gjatë dy viteve të fundit, shtanga kuqezi nuk ka patur asnjë rast sportisti që ka rezultuar pozitiv për doping.

Por tanimë, në kuadër të ciklit olimpik, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka njoftuar mbajtjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, që do të organizohet më 14 nëntor 2020. Aty do të zgjidhen drejtuesit e Federatës për 4 vitet e ardhshme, ndërsa afati i fundit për zyrtarizimin e kandidaturave është 26 tetori. Ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, janë 3 kandidaturat e diskutuara në mjedisin e shtangës, e më konkretisht presidenti aktual, Theodhor Masllavica, ish-presidenti Elez Gjoza dhe trajnerja Eglantina Kalemi.

Ndërkohë që Masllavica kandidon me moton e vazhdimit përpara për një peshëngritje të suksesshme, por të pastër, ajo që ka krijuar pështjellim në mjedisin e shtangës është përpjekja për rikthimin e Gjozës.

Lexo edhe :  Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Lajme të tjera

Web TV