Plani me pesë pika i opozitës, Basha: Rama ka vite që nuk i dëgjon shqiptarët

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke paralajmëruar të tjera të dhëna tronditëse për situatën ekonomike në vend. Basha tha se kriza sa vjen e thellohet teksa ka komentuar dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama sa i përket planit me 5 pika të opozitës për të përballuar situatën nga Covid-19.

“Javët kalojnë dhe kriza bëhet më e thellë. Sot të tjera të dhëna tronditëse. Numri i të papunëve po shtohet me qindra në ditë, numri i bizneseve që po largojnë punëtorë dhe që po mbyllen po rritet krahasuar me muajt e tjerë të vitit. Shëndetësia në kufijtë e kolapsit. Siguria e fëmijëve dhe mësuesve në shkolla është lënë në mëshirë të fatit. Qeveria dhe kryeministri nuk kanë marrë asnjë masë. Kjo është gjendja sot, përkeqësim i thellë në të gjitha aspektet e jetës”, u shpreh Basha.

Gjatë fjalës së tij Basha iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se nuk ka dëgjuar për planin me 5 pika të opozitës për daljen nga kriza. Basha tha se e beson një gjë të tillë, pasi, sipas tij, Rama ka vite që “nuk dëgjon asgjë”.

“Edi Rama është përgjigjur e nuk ka dëgjuar për planin me pesë pika të PD. Unë  e besoj, edhe pse shuam nuk e besojnë, sepse nuk ka ditë, por javë, muaj e vite që Rama nuk dëgjon, nuk dëgjon njerëzit, prindërit që kanë humbur vendin e punës, biznesin që ka vite që lufton për mbijetesë e po i dorëzohen falimentimit.

Dy spitalet COVID janë në pikën e thyerjes. Kur nuk dëgjon asnjë shqiptar, nuk dëgjon as planin tonë. Nuk do të lodhem ta përsëris edhe njëherë planin tonë me pesë pika sepse ajo që ka më shuam rëndësi për shqiptarët nuk janë batutat e lodhura, cic-micet dhe grindjet politike që i prodhon për t’i hequr mendjen shqiptarëve nga mjerimi që e ka shkaktuar nga premtimet e pambajtura”, tha Basha.

Lexo edhe :  Media greke, jehonë deputetes së Lapajt: Do të jetë zëri i helenizmit

Plani me 5 pika i PD:

  1. Ofrimi i mbështetjes për të mbrojtur mjekët, trefishimi i numrit të testimeve.

2.1000 euro shtesë mujore për çdo mjek, 500 euro për çdo infermier.

3.Pajisja e shkollave me pajisje dhe materiale sanitare, testimi i të gjithë e mësuesve.

4.160 mijë lek/muaj për çdo të papunë, 20 mijë lek/muaj për çdo rimarrje në punë nga biznesi.

5.Çek 1000 € për biznesin e vogël, 20 mijë lek/muaj shtesë të gjithë pensionistëve./Bl.Ba/Fjala.al