Sërish luftë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, dyshohet 45 ushtarë të vrarë

Kanë shpërthyer sërish luftime te reja midis forcave të Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit i cili u ndërmjetësuar nga Rusia.

Luftimet mes dy shteteve vazhdojnë për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit e akuzoi palën armene për mosrespektimin e marrëveshjes humanitare të armëpushimit, të negociuar më 10 tetor në Moskë, duke thënë se ajo “vazhdimisht ka bërë përpjekje t’i sulmojë pozicionet e ushtrisë së Azerbajxhanit”.

Në anën tjetër, zyrtarët armenë në Nagorno-Karabak thanë se 45 ushtarë janë vrarë në luftimet me Azerbajxhanin, duke e çuar në 525 numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë qëkur kanë nisur luftimet më 27 shtator.

Këto janë luftimet më të rënda që nga armëpushimi i vitit 1994 midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Qindra ushtarë dhe civilë raportohet të jenë vrarë.

Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, rajoni i Nagorno Karabakut qeveriset nga armenët etnikë.

Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit.   /Ra.My.Fjala,al/