“T’i rikthehemi 5 Qershorit”/ Meta: Tensionet politike pasoja të rënda për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në rrjetet sociale duke u shprehur se përshkallëzimi artificial, siç e konsideron ai, i tensioneve politike ka pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve në vend.

Me anë të një postimi, Kreu i shtetit ka shpërndarë kronikën e “VOA”, ku thuhej se në vendin tonë ka patur një rritje me 15% të shifrave të të infektuarve. Meta i bën thirrje qeverisë t’i rikthehet marrëvëshjes së 5 qershorit.

Postimi i Presidentit:

“Përshkallëzimi artificial i tensioneve politike në vend, që nga rrafshimi i pabesë dhe i paligjshëm i Teatrit Kombëtar në kulmin e pandemisë, e sidomos prishja e njëanshme e Marrëveshjes së 5 Qershorit nga Kryeministri në detyrë, jo vetëm që nuk i shërben stabilitetit politik dhe bllokon çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, por ka patur dhe ka pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, veçanërisht për ekonominë e tyre.

Koha për t’iu rikthyer Marrëveshjes së 5 Qershorit, si edhe bashkëpunimit për mirëmenaxhimin e pandemisë, është tani”, shkruan ai.

Ditët e fundit kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë pasur debate të shumta ditët e fundit, duke sulmuar shpesh njeri-tjetrin në distancë. Kreu i shtetit e ftoi në debat publik, ndërkohë kryeministri iu përgjigj duke e thumbuar se fillimisht duhet të “sqarohet me Monika Kryemadhin”. Kjo gjë duket se e acaroi Presidentin, i cili bëri një sërë reagimesh të tjera dhe tani vijon të hedhë akuza drejt qeverisë.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV