Turqia rikthen anijet kërkimore në zemër të Greqisë, ndizen tensionet mes dy vendeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia njoftoi të dielën në darkë se do dërgojë anijen kërkimore Oruc Reis në Mesdheun lindor me qëllimin për të kryer një studim sizmik përgjatë 10 ditëve të ardhshme, duke shkaktuar përsëri tensione me Greqinë.

Përmes një mesazhi të dërguar në sistemin e alarmit detar NAVTEX, marina turke theksoi se anija Oruc Reis do të realizojë aktivitetin e saj në rajon, duke përfshirë pjesën jugore të ishullit grek të Kastellorizo.

Greqia pretendon se ka të drejtë për shfrytëzimin e ujërave detare përreth Kastellorizo, por Turqia e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke këmbëngulur se ka ajo të drejtë për shfrytëzim për shkak të vijës së gjatë bregdetare që ka.

Kujtojmë se Ankaraja vendosi për herë të parë anijen kërkimore Oruc Reis dhe anijet e saj luftarake në ujërat e diskutueshme me 10 gusht dhe për më tepër e zgjati misionin, duke injoruar kështu thirrjet e përsëritura të Athinës zyrtare dhe Bashkimit Evropian për t’u ndalur.

Oruc Reis, së bashku me dy anije të tjera kërkimore të quajtura Ataman dhe Cengiz Han, do t’i bashkohen misionit të fundit kërkimor, i emërtuar “sondazh sizmik” dhe do të qëndrojnë në mision deri në datën 22 tetor.

Anija u kthye në brigjet turke në muajin shtator dhe në atë periudhë ky veprim u pa si një fund i krizës politike mes dy vendeve.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se do t’i jepte një shans diplomacisë, por zyrtarët turq nga ana tjetër u shprehen se tërheqja e anijes u bë për arsye mirëmbajtjeje dhe se do të rikthehej përsëri në ujërat detare.

Shpresa për zbutjen e tensioneve u ripërtëri përsëri kur të dy vendet ranë dakord për një marrëveshje të ndërmjetësuar nga NATO për të rifilluar një dialog mbi mosmarrëveshjen.

Lexo edhe :  Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Vendimi për të vendosur anijen e saj kërkimore kaq shpejt në ujërat e diskutueshme treguan se Turqia është “e pasigurt” dhe “në të vëretetë nuk dëshiron një dialog”, deklaroi Ministria e Jashtme e Greqisë./Re.D/Fjala.al

Të fundit

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i...

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike...

I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë bojleri që ishte duke çmontuar,...

Zyrtare/ Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit!

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso-s si trajnerin e ri të ekipit! Marrëveshja është konfirmuar dhe kontrata do të jetë e vlefshme...

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë e kinematografisë shqiptare. Regjisori i...

Lajme të tjera

Web TV