Vrasja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, gjykata lë në burg babanë e autorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrok Pepaj, babai i autorit të dyshuar të vrasjes së dy kushërinjve për vjedhjen e kanabisit në Malësi të Madhe, do të qëndrojë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve. Togat e zeza të qytetit verior pranuan kërkesën e prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndaj 62-vjeçarit.

Babai i Danjel Pepës, 25-vjeçarit të dyshuar si autori i vrasjes së Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt në Malësi të Madhe, akuzohet për dëshmi të rreme dhe bashkëpunim në kultivimin e kanabisit, por para gjykatës ai i mohoi akuzat. Ai ishte njeriu që ndihmoi policinë për të gjetur trupat e dy të rinjve që dyshohet se i vrau i biri. Gjatë seancës së djeshme përpara trupit gjykues ai mohoi se kishte dijeni për krimin e dyfishtë dhe kultivimin e drogës.

Rrok Pepaj, babai i autorit të dyshuar të vrasjes së dy kushërinjve për vjedhjen e kanabisit në Malësi të Madhe, mohoi në gjykatën e Shkodrës të kishte dijeni për krimin dhe kultivimin e drogës. 62-vjeçari tha se në male ai mblidhte boronica dhe nuk e dinte për hashashin. Ndërsa për konfliktin që dyshohet se u bë shkak për krimin, tha se dinte vetëm se të birin e kishin dhunuar.

Pavarësisht pretendimeve, gjykata e mbajti atë në qeli me dy akuza. “Nuk kam pasur dijeni për parcelën e drogës, në mal dilja me bagëti dhe për të mbledhur boronica. E njoh zonën, por nuk e kam ditur ku ka parcela droge. Djalin s’e kam parë prej disa ditësh. Di vetëm që ka pasur një ngatërresë dhe e kanë rrahur disa persona”, i tha i moshuari gjykatës.

Por prokuroria ka dyshime se 62-vjeçari tentoi të fshehë të vërtetën e vrasjes së dyfishtë dhe mund të ketë bashkëpunuar me të birin për kultivimin e parcelës me hashash në vendin e quajtur “Rranza e Grecajve”. Ndaj gjyqtarja, Ermira Dedja, pranoi kërkesën e prokurorit Albert Murçaj për ta mbajtur ne qeli 62-vjeçarin. Ai u vu në pranga pas gjetjes së trupave të pajetë të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt pranë një parcele me 29 rrënjë kanabis, 5 ditë pasi ishin zhdukur pa gjurmë bashkë me autorin e dyshuar Danjel Pepaj.

Lexo edhe :  Pranimet në universitet përmes e-Albania/ Për herë të parë aplikim online për provimet

Pista kryesore që po hetohet nga policia për konfliktin mes tre kushërinjve që përfundoi në vrasje është vjedhja e një sasie kanabisi për të cilën akuzohej Danjel Pepaj. Ky i fundit, tashmë është në arrati dhe dyshohet se ka kaluar kufirin drejt Malit të Zi, ndaj policia ka kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve të vendit fqinj për ta gjetur dhe arrestuar./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e...

Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin...

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë në Londër u bë e...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Lajme të tjera

Web TV